Flet profesori i njohur: Ja lidhja e mafisë kriminale që po e pengon formimin e Qeverisë

  • 05 January 2020 - 19:03
Flet profesori i njohur: Ja lidhja e mafisë kriminale që po e pengon formimin e Qeverisë

“Jo pak subjekte aktualisht po investojnë energji negative për të bërë obstruksione për të penguar formimin e Qeverisë, ndër të tjera nga droja se edhe ata do të ndodheshin në vargun e personave të korruptuar të proceduar penalisht. Madje edhe nëse do të formohej Qeveria, më bazë mundë të pritet së përbrenda saj, nëpërmjet ministrave të caktuar por jo vetëm të tyre, do të pasojnë tentativa obstruksioniste”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.

Kosova si një shtet i ri që është, po vazhdon të jetë vendi më i pa zhvilluar në rajon dhe Evropë, dhe përkundër kësaj, skena politike kosovare po vazhdon të sillet me papërgjegjësinë e skajshme ndaj interesit të shtetit dhe qytetarëve. 

Në vitin që e lamë pas, Kosova zhvilloi zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe tani jemi në prag të muajit të katërt pas përfundimit të zgjedhjeve, dhe sfida e parë që paraqitet për shtetin dhe qytetarët këtë vit të ri, sipas ekspertëve të së drejtës është bërja e shtëpisë me zot, krijimi pa vonesë i qeverisë së re, proces kundër të cilit sipas tyre, po punon nëntoka kriminale.

Image
Riza Smaka

Kështu vlerëson profesori i njohur, Riza Smaka, sipas të cilit për aq sa do të zgjasin mosmarrëveshjet në krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, për aq kohë do të ngecë edhe zhvillimi i vendit dhe konsolidimi i institucioneve të drejtësisë, orientimi i tyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Çështje parësore në vitin 202 do të jetë formimi dhe funksionalizimi i Qeverisë. Jo pak subjekte aktualisht po investojnë energji negative për të bërë obstruksione për të penguar formimin e Qeverisë, ndër të tjera nga droja se edhe ata do të ndodheshin në vargun e personave të korruptuar të proceduar penalisht. Madje edhe nëse do të formohej Qeveria, më bazë mundë të pritet së përbrenda saj, nëpërmjet ministrave të caktuar por jo vetëm të tyre, do të pasojnë tentativa obstruksioniste”, thotë për “Kosova Sot Online”, profesori i njohur i së drejtës, Riza Smaka.

Sipas profesorit Smaka, Kosova më shumë se kurrë tani ka nevojë për një qeverisje të re dhe reformatore në kuptimin e gjerë të fjalës, që do ta kishte në prioritet sundimin e ligjit, çelësi kryesor që nuk ka funksionuar në mandatet e kaluara. 

“Nëse do të formohej Qeveria, po që se do të organizohej mirë, do të priten veprime konkrete kundër rasteve korruptive të shumta e të ndryshme, si dhe në favorin e kompletimit të rendit juridik të harmonizuar dhe mbi të gjitha të aplikimit konsekuent e konsistent të ligjit në fuqi. Aplikimi i ligjit në fuqi është parakushti i sendërtimit të shtetit të së drejtës. Në anën tjetër sfidë serioze mbetet mundësia e formimit të Qeverisë e në rast të dështimit do të shpalleshin zgjedhjet e përgjithshme që do të kushtonin shumë dhe do të zvarriteshin dhe gjatë një periudhe të konsideruar, e vendi do të mbetej "me dhe pa qeveri" në një interferim irracional të shkaktuar nga disa lider partiak problematik në shumë pikëpamje”, deklaron profesor Smaka për “Kosova Sot Online”. 

(Kosova Sot Online)