Sot vishuni trash, temperaturat kanë shënuar rënie të dukshme

  • 06 January 2020 - 08:11
Sot vishuni trash, temperaturat kanë shënuar rënie të dukshme

Java me mot kryesisht të kthjellët. Në fillim të javës ftohtë, më pas temperaturat gradualisht në rritje.

5.01.2020 – Turbullira polare që po kalon gjatë ditës së sotme mbi rajon, ka sjellur masa të ftohta ajrore, të cilat ditëve të para të javës do të kushtëzojnë mot të ftohtë.
Ndërkohë fusha të presionit të lartë që shtrihen përgjatë pjesës perëndimore dhe qëndrore të kontinenti europian, ditëve të ardhshme do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë. Nën këto kushte meteorologjike, pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Nga dita e enjte masat e ftohta ajrore do të zhvendosen në lindje, e temperaturat do të shënojnë rritje graduale, ditën e premte edhe mbi vlera mesatare.
Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e në vise të ulëta priten mundësi edhe për mjegullinë.

Vlerat e cilësisë së ajrit janë përmirësuar ndjeshëm, për shkak të erërave që pritet të fryejnë sot dhe nesër, mirëpo nën kushtet meteorologjike të parashikuara për ditët e ardhshme, me qarkullim jo të mjaftueshëm ajror, ato do të luhaten rreth vlerave mesatare dhe të pashëndetshme.

6.01 – Ftohtë dhe pjesërisht vranët. Paradite rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore. Në mbrëmje priten kthjellime.
7.01 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën ftohtë dhe kryesisht me diell.
8.01 – Ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegullinë.
9.01-10.01 – Të enjten, pas mëngjesit me ngrica, ditën parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Ditën e premte, kthjellët dhe me diell. Në mëngje ngrica.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -8C deri në -4C, e maksimalet gradualisht do të shënojnë rritje nga +1C, ditën e hënë, deri në +7C, ditën e premte.
Të hënën vazhdon të fryejë erë mesatare nga veriu 5-9m/s, e më pas kryesisht qetë me erëra të lehta nga verilindja 1-2m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë dhe do të luhatet kryesisht mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)