Isa Mustafa e mbledh kryesinë e partisë

  • 06 January 2020 - 15:56
Isa Mustafa e mbledh kryesinë e partisë

Në Selinë Qendrore të LDK-së ka filluar mbledhja e kryesisë së partisë, e thirrur nga Isa Mustafa.

Fillimisht, gjatë ditës, Mustafa ka mbledhur grupin parlamentar, me të cilët temë kyçe e diskutimit ka qenë arritja e një marrëveshje me LV-në.

Pas këtij takimi shkurtimisht ka folur para mediave nënkryetari i parë i partisë, Agim Veliu që ka komentuar video mesazhin që sot gjatë ditës e ka publikuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

 “S’besoj që mund të na përcaktojë dikush neve se kur t’i qojmë emrat e ministrave”, tha shkurt Veliu.

Momentalisht Mustafa është duke mbajtur takim me kryesinë  e partisë, ku edhe me të njejtët do të diskutohet për ofertën e fundit e bërë nga Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)