Arrestohet një person në Vërmicë pasi tentoi të kontrabandojë katër palestinezë

  • 08 January 2020 - 10:47
Arrestohet një person në Vërmicë pasi tentoi të kontrabandojë katër palestinezë

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës njoftohet se është arrestuar një person pasi kishte tentuar të kontrabandojë migrantë në pikën kufitare në Vërmicë.

Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore te cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar.

Gjate kontrollit në veturë janë hasur katër persona nga Palestina.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa refugjatet qëndrojnë në SPMK Vërmicë deri në mëngjes.

(Kosova Sot Online)