Shkaktoi aksidentin me fatalitet në Ozdrim, arrestohet i dyshuari

  • 08 January 2020 - 12:26
Shkaktoi aksidentin me fatalitet në Ozdrim, arrestohet i dyshuari
Foto “Kosova Sot Online” /

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili dyshohet se të martën në fshatin Ozdrim ka shkaktuar aksident trafiku, si pasojë e të cilit ka vdekur një 7-vjeçare.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Ozdrim të Pejës, ku i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe është ndeshur me një veturë tjetër.

Policia në raportin 24 orësh thekson se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë marrë lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 7-vjeçares.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bën të ditur policia.

(Kosova Sot Online)