Milaim Zeka zbulon detaje: Ja cila është pengesa për arritjen e marrëveshjes VV-LDK

  • 08 January 2020 - 16:59
Milaim Zeka zbulon detaje: Ja cila është pengesa për arritjen e marrëveshjes VV-LDK

Ish deputeti Milaim Zeka ka thënë se LDK është pro marrëveshjes me VV-në, por janë kundër ultimatumeve dhe kanaleve të komunikimit nga kreu i kësaj partie.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se të dyja palët kanë një pengesë gati të pakapërcyeshme, e që janë presidenti dhe MPB-ja.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

LDK dhe VV ku nuk po dakordohen?

Lajmi se kreret e LDK se nuk jane pro marreveshjes me VV-ne, eshte i pasakte. Te gjithe jane per, ama jane kunder ultimatumeve dhe kanaleve te komunikimit qe ka perzgjedhur kreu i VV se.

Pa hy ne analiza, imtesira e spukulime, jane dy çeshtje te cilat jane bere pengese gati e pakapercyeshme per te dyja palet.

1. Presidenti

2. Ministri e Puneve te Brendeshme.

Ka gjasa, nese LDK-ja nuk deshiron koalicion, qe te paraqes kerkesen per shkarkimin e Glauk Konjufces nga posti i Kryetarit te Kuvendit, gje qe VV-ja ne menyre kategorike do ta refuzonte.

(Kosova Sot Online)