Dalin fotot: Zbulohet snajperi me të cilin u ekzekutua biznesmeni shqiptar

  • 09 January 2020 - 13:53
Dalin fotot: Zbulohet snajperi me të cilin u ekzekutua biznesmeni shqiptar

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Rrëshenin dhe mbarë vendin, dy ditë më parë, ku u ekzekutua në mënyrë mafioze në sytë e familjarëve të tij biznesmeni Kastriot Reçi.

BW ka publikuar foton e  snajperit, me të cilën u ekzekutua biznesmeni Reçi.

Vrasësi ka qëlluar vetëm një herë të vetme mbi 47-vjeçarin, duke i marrë jetën në vend. Ai ka qenë i vendosur në dritaren e tualetit të një pallati 8-katësh, i shpallur nga bashkia i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit, në një largësi jo më shumë se 150 metra në vijë ajrore.

(Kosova Sot Online)