Ja akuza e rëndë për Devollët, kjo është thirrja për qeverinë e re

  • 10 January 2020 - 12:31
Ja akuza e rëndë për Devollët, kjo është thirrja për qeverinë e re

“Shpresa ime është që të luftohen pamëshirë kjo bandë me gjak serbi DEVOLLËT dhe të gjithë ortakët e kryebanditët nga Vetëvendosja, epse kështu kanë premtuar dhe nuk mundë të mos i mbajnë fjalët, se e din se i gjen ajo që i gjeti mafio-oligarkët dhe krye vagabondët e majave të deritashme të shtetit”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Duke parë vazhdimin e krizës institucionale pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, krizë që po rrezikon të thellohet akoma më shumë, analisti politik, Reshat Badallaj thotë se kjo situatë më së miri po iu shkon për shtati mafio-oligarkëve Devolli, të cilët e humbën betejën me Telekomin e Kosovës, mirëpo tani shqetësimi mbetet akoma tek zhvatja që po vazhdon përmes kontratës kriminale për homologim.

Sipas Badallajt, kjo zhvatje në homologim po vazhdon edhe tani, pasi që oligarkët Devolli janë të lidhur ngushtë me politikën, dhe politika në pushtet është ajo që po ua mundëson këtë plaçkitje kundër qytetarëve për ta ndarë fitimin së bashku.

Image
Reshat Badallaj

“Banda serbiane dhe ogurzezë, që quhet Devolli, është duke shfrytëzuar me të madhe këtë mjegullnajë që është në Kosovë. Ç´është e vërteta kjo bandë anti shqiptare ashtu-ashtu që moti e ka blerë shtetin dhe të gjithë krye banditët dhe krye kriminelët e nëntokës kriminale, fjalën e kam për të gjithë pa dallim fare, për majat e shtetit që janë ushqyer nga grazhdi i kësaj bande me gjak serbi dhe kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe që e ka plaçkitur deri në palcë buxhetin e shtetit dhe jo vetëm kaq, por, kjo bandë e ka shtri për toke edhe atë sistemin e kalbur të gjyqësisë dhe i ka kapur gisht për gisht në të njëjtën valle të krimit dhe sa e sa afera dhe skandale dhe se çfarë lidhje kanë me gjakësorët serbo-çetnik dhe kurrë lëre që nuk i burgosen, por as që i trazuan dhe as që i´a prishën as tymin e duhanit dhe bile janë marr me veprimtari të mëtejme kriminale”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Pra, sipas Badallajt hajnit dhe krimet kundër Kosovës nga Devollët nuk do të ndalen, derisa nuk ndryshon politika në pushtet.

“Ajo që ju ka mundësuar këtë skemë të zhvatjes, sepse është po kjo politikë që i ka lejuar ata edhe në tentativën për ti helmuar shqiptarët e Kosovës, me miellin krunde të afatit të skaduar që importohej nga Serbia vetëm që të trashin xhepat e tyre. Sakaq, tani kjo bandë me gjak serbi, DEVOLLI, akoma pa e penguar askush po vazhdon me zhvatjen e shtetit dhe të gjithë janë bërë sy lesh dhe gojë mbyllur karshi krimeve dhe hajnisë sepse akoma banditët e bandave kriminale të nëntokës në Kosovë janë duke bashkëpunuar në dëm të vendit dhe interesave të taksapaguesve. Shpresa ime është që të luftohen pamëshirë kjo bandë me gjak serbi DEVOLLET dhe të gjithë ortakët e kryebanditët nga Vetëvendosja sepse kështu kanë premtuar dhe nuk mundë të mos i mbajnë fjalët, se e din se i gjen ajo që i gjeti mafio-oligarkët dhe krye vagabondët e majave të deritashme të shtetit”, deklaron analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)