Arrestohet autori i vrasjes makabre në Paskuqan, ja ku u gjet

  • 10 January 2020 - 13:21
Arrestohet autori i vrasjes makabre në Paskuqan, ja ku u gjet

Pas orë pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar autorin e vrasjes makabre në Paskuqan, Erdet Çapoku.

Media raporton se ka konfirmuar nga burimet e policisë se ai u arrestua te karburanti me kupolë në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Eredet Çapoku ka qëlluar disa herë me një shkop bejzbolli gruan e vëllait të tij, Enkeleda Çapoku.

Krimi i rëndë dyshohet se ka si motiv kryesor xhelozinë, pasi bashkëshorti i të ndjerës ndodhet pas hekurave i dënuar me 10 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

(Kosova Sot Online)