Tragjedi e rëndë, dy fëmijë humbin jetën nga shpërthimi i zjarrit

  • 10 January 2020 - 18:35
Tragjedi e rëndë, dy fëmijë humbin jetën nga shpërthimi i zjarrit

Një tragjedi ka goditur lagjen e Shuto Orizarit këtë pasdite, ku nga zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi jetën kanë humbur dy fëmijë.

Sipas informacioneve të para në shtëpi ka pasur 4 fëmijë prej të cilëve dy kanë arritur të shpëtojnë.

Viktimat janë një djali dhe një vajzë, të cilët besohet të jenë të moshës 3 dhe 1.5 vjeçe. Dy fëmijët kanë qenë brenda shtëpisë ku pas zjarrit është shembur  çatia. Raportohet se zjarri filloi në orën 13:25, ndërsa për shuarjen e zjarrit ishin angazhuar 15 zjarrfikës, derisa dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga instalimi elektrik. Pritet që rezultatet e mjekësisë ligjore të përcaktojnë saktësisht shkakun e tragjedisë.

(Kosova Sot Online)