Xhamitë e komunës së Deçanit mbledhin fonde për shërimin e hoxhës nga Mitrovica

  • 13 January 2020 - 10:50
Xhamitë e komunës së Deçanit mbledhin fonde për shërimin e hoxhës nga Mitrovica

I riu Jetullah Haliti, njëkohësisht hoxhë në Komunën e Mitrovicës, në fshatin Rashan, është diagnostifikuar me sëmundjen leukemi akute.

Operacionin të cilin duhet ta kryejë këto ditë patjetër, kushton afro 160 mijë euro, ndërsa menjëherë ka nisur mobilizimi i shqiptarëve për grumbullimin e kësaj shume.

Edhe xhamitë e Komunës së Deçanit, kanë marrë iniciativë për t’i dalë në ndihmë të riut.

Madje, ata kanë treguar se sa të holla secila xhami ka mbledhur, të cilat janë dorëzuar në Bashkësinë Islame të Kosovës.

(Kosova Sot Online)