Parashikimi: Kjo është sfida më e rëndë që e pret Qeverinë e re

  • 14 January 2020 - 07:33
Parashikimi: Kjo është sfida më e rëndë që e pret Qeverinë e re

“Qeveria e re duhet ta ndërpret përfundimisht dialogun derisa Serbia të mos i pranon këto kushte dhe përderisa nuk kërkon falje publike për krimet që i ka bërë, si dhe kthimin e aseteve dhe dokumentacioneve që i kanë marrë me vete gjatë largimit nga Kosova, dhe derisa nuk i paguan borxhet që ia ka Kosovës, e në këtë pako të futen edhe dëmet e luftës”, thotë analisti politik, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, sipas analistëve politikë do të jetë sfida më e rëndë që e pret qeverinë e re të Kosovës.

Sipas tyre, vazhdimi i dialogut dhe marrëveshja me Serbinë, diçka që mundë të jetë paraprakisht e aranzhuar në procesin e deritashëm të udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi, mundë të jetë sfida më e rëndë para së cilës edh do të rrëzohet edhe qeveria e re, që po pritet të formohet.

Prandaj për të mos ardhur në një situatë të tillë para aktit të kryer, analistët politikë i kërkojnë qeverisë së re që të përgatitet për dialog, duke e zhvilluar atë vetëm në pozita të barabartë ndërshtetërore, dhe jo duke ju nënshtruar diktatit të agjendave të Serbisë, sikur është vepruar deri më tani.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Dardan Grapci.

Image
Dardan Grapci

“Unë mendoj se Qeveria e re duhet ta ndërpret dialogun me Serbinë, derisa Serbia nuk fillon dërgimin e emrave të vetë në Gjykatën Speciale. Pra është kërkesë që duhet ta adreson me këmbëngulje qeveria e Kosovës, si parakusht fillestar për mundësinë e fillimit të dialogut për njohje reciproke, që Serbia ti zbulon dhe dërgon për gjykim në Gjykatën Speciale të krimeve të luftës të të gjithë atyre që kanë bërë krime në Kosovë, si dhe të hapë dyert e bashkëpunimit me të gjitha organizatat kosovare, edhe me OJQ-të, për ta vazhduar dhe hulumtuar akoma më thellë krimet, për të zbardhur fatin e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë”, thotë analisti Grapci për “Kosova Sot Online”.

Pa lëvizur Serbia pozitivisht në këtë drejtim, sipas Grapcit dialogu duhet të mbetet i pezulluar plotësisht.

“Qeveria e re duhet ta ndërpret përfundimisht dialogun derisa Serbia të mos i pranon këto kushte dhe përderisa nuk kërkon falje publike për krimet që i ka bërë, si dhe kthimin e aseteve dhe dokumentacioneve që i kanë marrë me vete gjatë largimit nga Kosova, dhe derisa nuk i paguan borxhet që ia ka Kosovës, e në këtë pako të futen edhe dëmet e luftës”, shton Grapci për “Kosova Sot Online”.

Vetëm atëherë, sipas Grapcit, qeveria e re e Kosovës mundë të bëj dialog me Serbinë, por jo për heqjen e taksës apo aplikimin e mini-shengenit.

“Por vetëm për një lëvizje të sigurt për qytetarët e dy shteteve, për bashkëpunim në forcimin e fushës së sigurisë, kundër krimit të organizuar dhe narkomanëve, rrjeteve të trafikimit të drogës. E nëse qeveria e re ka frikë që të ballafaqohet për këto tema me Serbinë, atëherë, partnerët politik që po bisedojnë për koalicionin, le ta thonë të vërtetën të mos e bëjnë këtë koalicion por më mirë është që të lirojnë rrugë për ta formuar qeverinë parti të tjera politike, ose të shkojmë në zgjedhje të reja, ku qytetarët do t’i votojnë ata që marrin të gjitha obligimet mbi vete dhe nuk kanë frikë as për tu ballafaquar në dialog me armiku”, përfundon analisti Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)