Del skenar i ri në skenë: Ja formula e frikshme për krijimin e qeverisë

  • 14 January 2020 - 07:48
Del skenar i ri në skenë: Ja formula e frikshme për krijimin e qeverisë

“Nëse përfundimisht nuk do ta kemi marrëveshjen në mes të LVV-së dhe LDK-së unë mendoj se plotësisht arsyeshëm do të mundë të ndodhë një rikthim i PAN-it dhe qytetarët duhet ta kuptojnë se premtimet e LVV-së dhe të LDK-së kanë qenë vetëm një flluskë që aq shpejtë u zhduk, se ka qenë vetëm një mashtrim i madh që ju është bërë nga VV dhe LDK, nën udhëheqjen e Vjosa osmanit dhe Albin Kurtit, kurse tani nuk po janë të zotët që ta bëjnë qeverinë”, thotë profesori universitar, doktor Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori universitar, doktor Jeton Kelmendi, duke analizuar zhvillimet e reja rreth koalicionit të ri qeverisës, dhe presionin e madh vendor e ndërkombëtar ndaj Vetëvendosjes dhe LDK-së, konsideron se java në të cilën kemi hyrë duhet dhe do të jetë javë e mbylljes së kalkulimeve politike rreth ndërtimit të qeverisë së re, qoftë edhe me zgjidhjen alternative dhe rikthimit të opsionit për një qeveri të PAN-it 2, nëse LVV dhe LDK dështojnë në marrëveshje deri në fund të javës.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se shtyrja kaq e gjatë e mos arritjes së një marrëveshje për koalicion qeverisë, mes dy partive politike fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, ka sjell zhgënjim të madh dhe e ka vrarë shpresën për ndryshime te votuesit të cilët e përcaktuan këtë herë besimin e tyre më të madh për ndryshime tek këto dy subjekte politike. Unë mendoj se kësaj gjendje krizë që është futur marrëveshja për koalicionin LVV- LDK, duhet ti vjen fundi jo më vonë se gjatë kësaj jave, sepse ndryshe Kosova mundë të futet në një krizë akoma më të thellë të aspektit financiar e buxhetor, sepse nuk do të mundë të ekzekutohet pastaj asnjë transaksion i pagesave nga buxheti i shtetit”, thotë profesor, doktor Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, kjo krizë në të cilën e kanë futur vendin Isa Mustafa dhe Albin Kurti, është një dobësi e madhe e cila e vë tërësisht në pikëpyetje imazhin e tyre dhe personalitetin e liderit të partisë serioze.

“Krejt kjo që ka ndodhur dhe po ndodhë akoma, po e dëshmon një pazotësi dhe një qyqarllëk të madh të Isa Mustafës dhe të Albin Kurtit, sepse ndonëse që nga fillimi si dy partner politik, e kishin numrin e mjaftueshëm të votave, nuk arritën akoma ta bëjnë qeverinë. Ne jemi dëshmitar dhe e kemi kritikuar qeverinë e PANI-t, por ajo përbërje e PAN-it, edhe pse nuk i kishte numrat e mjaftueshëm arriti ta bëjë më shpejtë qeverinë e atij mandati sado me numrin minimal, mirëpo duhet ta kemi të qartë tani që përveç avancuarve që po bëjnë këto dy subjekte politike, populli nuk e ka luksin që të pres më tutje, prandaj edhe presioni i presidentit Hashim Thaçi ndaj këtyre dy subjekteve politike, në veçanti ndaj kandidatit për kryeministër Albin Kurtit, është i arsyeshëm sepse presioni është i drejtë dhe në funksion të ndërtimit më të shpejtë të qeverisë së re”, shton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Kelmendi shprehet se nëse VV dhe LDK nuk arrijnë marrëveshje deri në fund të javës, atëherë edhe pse i pa dëshirueshëm, por për të mos u thelluar kriza më tutje duhet të pajtohemi edhe me një mandat tjetër të PAN-it 2.

“Nëse përfundimisht nuk do ta kemi marrëveshjen në mes të LVV-së dhe LDK-së unë mendoj se plotësisht arsyeshëm do të mundë të ndodhë një rikthim i PAN-it dhe qytetarët duhet ta kuptojnë se premtimet e LVV-së dhe të LDK-së kanë qenë vetëm një flluskë që aq shpejtë u zhduk, se ka qenë vetëm një mashtrim i madh që ju është bërë nga VV dhe LDK, nën udhëheqjen e Vjosa osmanit dhe Albin Kurtit, kurse tani nuk po janë të zotët që ta bëjnë qeverinë. Sado i dobët dhe që ka mundur të funksionon koalicioni PAN për ato dy vjet, LVV dhe LDK nuk po mundë të merren vesh as për ta formuar koalicionin qeverisës, që e kanë fare lehtë, me numra të mjaftueshëm për ta votuar dhe për të vazhduar të punojnë. Mirëpo po shihet se qëllimi i tyre është vetëm kush sa do të mundët të ndaj e të kap pushtet për klanin e vetë, sikur që ndodhi me Behgjet Pacollin që e kushtëzoi aso kohe PDK-në që me dy deputet të merr tre ministri. Pra shumë më lehtë e kanë këta të bëjnë qeverinë me përbërjen e tyre të deputetëve por po shihet se këta që e akuzonin PAN-n për qeveri të pazareve për interesa të ngushta e personale, po dalin që janë shumëfish më të ulët në pazaret e tyre që janë duke u munduar ti bëjnë prandaj natyrisht që ka akuza serioze edhe nga qytetarët e mashtruar”, përfundon profesori universitar, doktor Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online.

(Kosova Sot Online)