Vjen paralajmërimi i rëndë për Ramën dhe Thaçin: Ky do jetë fundi i tyre...

  • 14 January 2020 - 07:53
Vjen paralajmërimi i rëndë për Ramën dhe Thaçin: Ky do jetë fundi i tyre...

“Problemi i të ashtuquajturit Mini-Shengen ka tërhequr edhe vëmendjen te ndërkombëtarët. Madje ish eurodeputetja Doris Pach është shprehur shumë ashpër kundër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama kur ajo deklaron se ”Nëse Kryeministri Rama vërtet do të pajtohej që Mini-Shengeni të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare, atëherë ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës”. Edhe Këshilltari ekonomik pranë CDU/CSU gjermane, Martin Henze, për minishengenin Rama-Vuçiç-Zaev shprehet se ”Kombi shqiptar dëshiron të bëhet anëtar i BE-së dhe e sheh veten si pjesë e botës perëndimore dhe jo si një Republikë Autonome e Serbisë”. Një katastrofë e thjeshtë për Ballkanin, një tradhti e Shqiptarëve në Kosovë nga Rama”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Analisti i njohur politik, Skënder Kapiti vazhdon ta kritikojë ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili me qasjen e tij në raport të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sipas tij, është duke shkelur mbi interesin kombëtar të shqiptarëve, madje duke shkuar në favor të Serbisë.

Sipas Kapitit, pas mbështetjes që Rama i ka dhënë opsionit për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë me lëvizjen e kufirit në dëm të Kosovës, projekt ky i Aleksandër Vuqiqit e Hashim Thaçit, tani Rama angazhohet pa ndalshëm në realizimin e të ashtuquajturit Mini Shengen Ballkanik, një projekt i pa pranueshëm dhe i kundërshtuar fuqishëm nga i gjithë spektri politik i Kosovës.

Kritikat dhe akuzat për tradhti ndaj interesit nacional të shqiptarëve, sa vijnë e shtohen edhe pas gjykimit që i dha atij ish deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, e cila në një intervistë për media ka thënë se Mini-Shengeni Ballkanik nuk mund të ndodhë pa Kosovën, dhe për më tepër e ka quajtur pozicionimin pro të Edi Ramës një veprim që shkon drejtë tradhtisë kombëtare.

“Nëse kryeministri Rama vërtet do të pajtohej që Mini-Shengeni të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare atëherë ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës”, ka deklaruar Pack.

Kapiti është i sigurt se dyshja Rama-Thaçi do ta kenë një fund të turpshëm në karrierën e tyre politike, pasi zgjimi i shqiptarëve për të kundërshtuar andej e këndej kufirit do ta ndëshkon përpjekjen për tradhti kombëtare.

Sipas Kapiti, deklarata e Doris Pack është edhe një arsye më shumë që e nxitë reagimin dhe kritikën, spektri politik i Kosovës duhet të jetë akoma më i zëshëm në kundërshtimin e këtij projekti, por njëkohësisht edhe për tu pozicionuar më qartë kundër bashkëpunimit me qeverinë e kryeministrit Rama.

Image
Skender Kapiti

“Nuk kuptohet se ku e kanë frikën dhe pse nuk guxojnë politikanët e Prishtinës si opozitarë apo pozitarë të cilët dhe nuk e kundërshtojnë si duhet si projektin për ndarjen e Kosovës dhe as Mini Shengenin dhe kryeministrin e Shqipërisë, por më shumë dhe më kritikë kundër tij janë madje politikanë, këshilltarë dhe mediatikë ndërkombëtarë se sa ata, kur si korrigjimi i kufijve ashtu dhe Mini Shengeni janë projekte antikombëtare por edhe kundër vijës politike e strategjike të BE-së dhe në funksion të Serbisë “, thotë analisti politik, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Kapitit, projekti Rama-Vuçiq për Mini Shengenin është bërë tepër alarmant dhe po tërheq me të madhe vëmendjen e përfaqësuesve të vendeve të BE-së me ndikim vendimmarrës, duke e kundërshtuar atë.

“Problemi i të ashtuquajturit Mini-Shengen ka tërhequr edhe vëmendjen te ndërkombëtarët. Madje ish eurodeputetja Doris Pach është shprehur shumë ashpër kundër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama kur ajo deklaron se”Nëse Kryeministri Rama vërtet do të pajtohej që Mini-Shengeni të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare, atëherë ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës”. Edhe Këshilltari ekonomik pranë CDU/CSU gjermane, Martin Henze, për Mini Shengenin Rama-Vuçiç-Zaev shprehet se ”Kombi shqiptar dëshiron të bëhet anëtar i BE-së dhe e sheh veten si pjesë e botës perëndimore dhe jo si një Republikë Autonome e Serbisë”. Dhe po Henze i “këshillon” dhe u jep guxim dhe kurajë dhe leksion kombëtarizim politikanëve të Tiranës e të Prishtinës se çfarë është dhe si duhet mbrojtur kombi. Dhe vazhdon më tej për minishengenin duke u shprehur se:”Kosova është duke u injoruar plotësisht në këtë proces. Një katastrofë e thjeshtë për Ballkanin, një tradhti e Shqiptarëve në Kosovë nga Rama”, shton Kapiti për “Kosova Sot Online”, duke cituar edhe diplomatët e huaj.

Prandaj Kapiti është i sigurt që në një të ardhme të afërt, Edi Rama së bashku me Hashim Thaçin do e marrin dënimin e turpshëm të karrierës së tyre politike, ngase shkelja mbi interesin nacional dhe mbi kushtetutën, nuk është shkelje që mundë të mbulohet me veprime të pendesës së vonuar.

“Është folur, shkruar dhe kritikuar si tradhti nga politikanë, analistë e opinionistë në Kosovë edhe shkelja e Kushtetutës së Kosovës për projekt-idenë e coptimit dhe ndarjes së Kosovës, por ja se cili dhe si gjykohen në perëndim krimet kundër Kushtetutës, po nga Martin Henze: “Krimet kundër Kushtetutës janë të dënueshme dhe mund të kenë cilësinë e Tradhtisë së Lartë, dhe zakonisht, ndërkombëtarisht dënohen me të paktën dhjetë vjet burg”. Duke u nisur nga fakti se Presidenti Thaçi ka bërë shkelje të Kushtetutës në rastin e planit antikombëtar për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, shkëmbimit të territoreve , minimalisht dhe urgjentisht ai nuk meriton që të vazhdojë të jetë President i Kosovës, por duhet shkarkuar menjëherë. Përderisa Kosova është Republikë dhe shtet ligjor e demokratik parlamenti duhet të fillojë procedurën për shkarkimin e Presidentit aktual të Kosovës”, theksoi Kapiti për “Kosova Sot Online”.

“Populli i Kosovës është shumë më përpara patriotikisht dhe demokratikisht se sa politika në Shqipëri dhe në Kosovë, pasi verdikti i 6 Tetorit 2019, vota popullore e ndëshkoi politikën dështake të PAN dhe njëkohësisht edhe Presidentin Thaçi dhe tani radhën e ka Shqipëria, shqiptarët e Shqipërisë për ndëshkimin e Rilindjes dhe të Edi Ramës”, përfundon analisti i njohur, Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)