Moti për sot

  • 14 January 2020 - 08:23
Moti për sot

Prishtina Weather ka treguar se parashikimi i motit për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell.

Në mëngjes dita do të karakterizohet me ngrica, në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

Temperatura minimale pritet të jetë -4 gradë Celcius, ndërsa ajo maksimalja 7 gradë Celcius.

Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale 1023mb, e deri në fillim të javës së ardhshme do të mbesë nën këto vlera.

(Kosova Sot Online)