Vjen akuza e rëndë për VV-në dhe LDK-në, ky është alarmi i frikshëm për Kosovën

  • 14 janar 2020 - 13:04
Vjen akuza e rëndë për VV-në dhe LDK-në, ky është alarmi i frikshëm për Kosovën

“Të çuditë shume fakti i sjelljes së pa përgjegjshme, si nga ana e VV-së edhe nga ana e LDK-së, për zvarritjen kaq të gjatë të arritjes së një marrëveshje për formimin e Qeverise. Të dy këto parti po tregohen besë thyese ndaj votueseve, po tregohen karrieriste dhe tipike antishtetërore në thelb të çështjes. Mirëpo sa i takon vetëm çështjes së buxhetit, derisa kuvendi ekziston, atij duhet t’ia paraqes Qeveria në detyrë Projektbuxhetin dhe të nxirret e të miratohet Ligji. Kjo është plotësisht e drejtë ligjore dhe obligim kushtetuese që mundë të procedohet dhe vendi të shpëtohet nga bankroti që po e kërcënon”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, e ka vlerësuar paralajmërim serioz deklarimin e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt se me zvarritjen e formimit të Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, Kosova do të rrëshqet në kolaps të thellë deri në bankrotim, për shkak të mungesë së Ligjit të Buxhetit për vitin 2020.

Prandaj sipas Kelmendit, derisa Kuvendi është funksional dhe e ka të drejtën e marrjes së vendimeve, do të ishte zgjidhje ideale transitore që qeveria në detyrë ta dërgojë Ligjin e Buxhetit në Kuvend për ta miratuar, kurse më pastaj, qeveria në ardhje nëse arrin të ndërtohet qoftë nga LVV-LDK, apo edhe ndonjë kombinim tjetër politik, do të mundë ta ndryshojnë këtë ligj në rishikim brenda 6 mujorit të parë, duke vendosur prioritete sipas politikës së tyre programore.

Image
Muhamet Kelmendi

“Çështja e nxjerrjes së Ligjit mbi Buxhetin e Republikës së Kosovës është problem i nxehtë dhe që duhet domosdo të gjendet zgjidhja dhe të kalohet, të nxirret Ligji për Buxhetin, në mënyrë që shteti të vazhdon të funksionon. Në këtë anë, Kryeministri në detyrë, sikundër edhe tërë Qeveria, ka për detyrë, që në mungesë të Qeverisë së re, për të cilën po shihet se ç’farë matrapazllëku politik dhe karrieristë po tregojnë, derisa e ka të përgatitur Ligjin e Buxhetit, ta dërgon atë për diskutim dhe miratim në Kuvend”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

“Kuvendi është plotësisht funksional dhe ka mandat që ta diskuton ligjin e Buxhetit të vitit 2020, të jep vërejtjet dhe rekomandimet e veta, si në procedurën e rregullt me qeveri funksionale, dhe pastaj të vendoset me votë, nëse e miraton apo jo një ligj të tillë, e që mundë të miratohet me shumicën e votave si në mandatet e kaluara”, shton Kelmendi. 

Profesor Kelmendi konsideron se kjo do të ishte zgjidhje ideale për ta shpëtuar vendin nga kolapsi dhe nga bankrotimi, kurse pas formimit të qeverisë së re, pa ndonjë nxitim të madh, mundë të futet në procedurë plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit të Buxhetit.

“Këtu pastaj nuk ka asnjë pengesë të vetme që por ka mundësi dhe hapësirë të mjaftueshme që Qeveria e ardhshme ta plotëson dhe ndryshon buxhetin me norma të veçanta ligjore që mundë ti bashkëngjiten ligjit në fuqi. Nëse nuk ndërmerren këta hapa të nevojshëm për dërgimin pa vonesë të ligjit për miratim në Kuvend, në mungesë të tij, do të mbesin shumë organe pa funksionim, sepse nuk ka mjete. Do të mundë të funksionojnë vetëm disa nga mekanizmat më me rëndësi të veçantë, duke marr vendime të veçanta për atë”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ai i ka akuzuar rëndë dy subjektet politike fituese të zgjedhjeve që nuk po gjejnë një rrugë të pajtimit për formimin e qeverisë së re, çka iu kanë premtuar qytetarëve në zgjedhje. Kjo sjellje e papërgjegjshme, sipas Kelmendit shihet si prerje ne besë ndaj qytetarëve që ua besuan votën me shumicë këtyre dy partive politike, e që tani po “kacafyten” për ndarjen e kulaçit të fitores, kush po kapë më shumë se tjetri.

“Të çuditë shume fakti i sjelljes së pa përgjegjshme, si nga ana e VV-së edhe nga ana e LDK-së, për zvarritjen kaq të gjatë të arritjes së një marrëveshje për formimin e Qeverise. Të dy këto parti po tregohen besë thyese ndaj votueseve, po tregohen karrieriste dhe tipike antishtetërore në thelb të çështjes. Mirëpo sa i takon vetëm çështjes së buxhetit, derisa kuvendi ekziston, atij duhet t’ia paraqes Qeveria në detyrë Projektbuxhetin dhe të nxirret e të miratohet Ligji. Kjo është plotësisht e drejtë ligjore dhe obligim kushtetuese që mundë të procedohet dhe vendi të shpëtohet nga bankroti që po e kërcënon”, përfundon Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)