Ish-komandanti i Koshares i zbulon kushtet e Amerikës për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

  • 14 January 2020 - 17:04
Ish-komandanti i Koshares i zbulon kushtet e Amerikës për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

Më 6 janar janë mbushur tre muaj prej se janë mbajtur zgjedhjet nacionale në Kosovë, dhe edhe me tej nuk ka një marrëveshje ndërmjet partive për të themeluar Qeverinë e re. Vetëvendosje e LDK s’janë pajtuar ende për ndarjen e pozitave. 

Ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani”, Hisen Berisha, ka folur lidhur me bisedimet në të cilën janë duke kaluar dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Berisha ka treguar se para se të nënshkruhet një marrëveshje për koalicion mes VV-së dhe LDK-së kushtet e vëna nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në takimin e Gjermanisë duhet pranuar paraprakisht nga dy liderët e dy partive.

Postimi i plotë: 

Kushtet e vëna takimin, në Gjermani ndaj LDK&LVV.

Para se të mund të nënshkruajn çfaedo marveshje për të qeverisur LDK dhe LVV, duhet të pranojnë parakushtet e vendosura në takimin e Gjermanisë;
1. Heqia e takses 100%;
2. Lufta kundër korrupsionit;
3. Vazhdimi i menjëhershëm i bisedimeve me Serbinë pa kushte;
4. Arritja e marrveshjes më së largu deri në muajjn Prill;
5. Vazhdimi i mandatit të EULEX;
6. Vazhdimi i mandatit të dhomave speciale për hetime të KL;
7. Miratimi dhe formimi i Gjykates për krime lufte;
8. Arrestimi i pjestarëve të UÇK që ju ngriten padi pë KL;
9. Lufta kundër korrupsionit, arrestimi i të dyshuarve për korrupsion, konfiskimi i pasurive të pa ligjshme, sundimi i ligjit;
10. Përmbyllja e kontesteve të hapura në raporte ndërkombëtare, si: Implementimi i marveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Implementimi i të gjitha marveshjeve teknike të arritura në Bruksel, marveshjet e demarkimit me Malin e zi, etj.
Këto duhet ti garantojn Kurti dhe Mustafa ndërsjelltas, me kusht që të ketë marrveshje për bashkëqeverisje.

Image

(Kosova Sot Online)