Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike

  • 15 January 2020 - 09:40
Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar sot të rënët në masakrën e Reçakut.

Mustafa ka deklaruar se masakra që ndodhi 21 vite më parë në Reçak është një nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare.

“Aktin makabër të regjimit të Millosheviqit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker. Masakra e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës. Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës, ata janë në piedestalin e historisë më të re, andaj përulemi para veprës së tyre. Pa sakrificën e tyre, liria nuk imagjinohej dot”, ka deklaruar Mustafa.

(Kosova Sot Online)