Paralajmërimi: Ja ndëshkimi i rëndë që e pret Vetëvendosjen dhe LDK-në

  • 17 January 2020 - 12:26
Paralajmërimi: Ja ndëshkimi i rëndë që e pret Vetëvendosjen dhe LDK-në

“LVV-ja dhe LDK-ja po e mbysin edhe atë fije shprese që dikur e kishin ngjallë në këtë vend, se Kosova mund të bëhet, një shtet funksional, demokratik dhe ku sundon rendi dhe ligji, një qeveri që ofron perspektivë dhe mirëqenie për qytetarët. Tutje mendoj se ky zhgënjim i qytetarëve të vendit në përgjithësi me klasën politike do ta manifestoj me ikje nga vendi por edhe me një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje kurdo që të mbahen ato, duke bërë që demokracia në vendin tonë të vazhdoj të jetë e brishtë si rezultat I papërgjegjësisë të klasës politike në raport me qytetarët dhe besimin e tyre”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë po vazhdojnë ti’ kritikojnë lojërat që po vazhdojnë të luhen me propozime të ndryshme për koalicion qeverisës në mes të LVV-së dhe LDK-së, duke e zvarritur formimin e qeverisë së re.

Lidhur me këtë situatë të krijuar, kur LVV-ja i propozon LDK-së për kompromis rritjen e numrit të ministrive, kurse LDK-ja del me ofertën tjetër duke përkuar pozitën e krye parlamentarit dhe të zëvendëskryeministrit të parë, ka reaguar ashpër analisti politik, Nexhat Haziri.

Sipas Hazirit, kjo lojë nervash e partive politike për interesa të ngushta, po e shton akoma më shumë humbjen e besimi dhe zhgënjimin te qytetarët.

Image
Nexhat Haziri

“Është fakt se bisedat e tej zgjatura në mes LVV-së dhe LDK-së për formimin e koalicionit qeveritar, dhe mungesa e një marrëveshje ndërmjet tyre, shpërfaq edhe një herë mungesën e seriozitetit të dy subjekteve politike në raport me gjendjen në të cilën është katandisë vendi, por edhe me pritjet e qytetarëve që dikur po e konsideronin këtë koalicion si qeveri të shpresës. Po ashtu mënyra e zhvillimit të këtij procesi dhe ngecja për të dhënë rezultatin e shumë pritur për formimin e qeverisë, nxjerrë në pah atë që as LVV e as LDK, nuk dallojnë shumë nga subjektet e tjera të ish-koalicionit PAN-ist, kur është në pyetje çështja për pazaret politike. Dhe kjo sjellë ka pasojat e veta, sidomos në zhgënjimin e qytetarëve dhe rritë akoma më shumë mosbesimin e qytetarëve te institucionet e shtetit, dhe në përgjithësi të partitë politike”, shton Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, për këtë lojë maratonike në përpjekje për të kapur sa më shumë pushtet që po humbë shpresat e qytetarëve për një qeveri stabile e funksionale, përgjegjësi të barbarët kanë Vetëvendosje edhe LDK.

“Dhe nuk mundë ta ja hedhin përgjegjësinë njëri tjetrit e për ta shfajësuar njërën palë, kurse zhgënjimi mundë të merr përmasa të thella duke nxitur edhe largimin e qytetarëve në masë jashtë vendit dhe abstenimin në rritje për të votuar në zgjedhjet e reja, kurdo që ndodhin ato. LVV-ja dhe LDK-ja po e mbysin edhe atë fije shprese që dikur e kishin ngjallë në këtë vend, se Kosova mund të bëhet, një shtet funksional, demokratik dhe ku sundon rendi dhe ligji, një qeveri që ofron perspektivë dhe mirëqenie për qytetarët. Tutje mendoj se ky zhgënjim i qytetarëve të vendit në përgjithësi me klasën politike do ta manifestoj me ikje nga vendi por edhe me një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje kurdo që të mbahen ato, duke bërë që demokracia në vendin tonë të vazhdoj të jetë e brishtë si rezultat i papërgjegjësisë të klasës politike në raport me qytetarët dhe besimin e tyre”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)