Nëse s’merren vesh VV e LDK, KQZ thotë se është gati për zgjedhje

  • 17 January 2020 - 15:43
Nëse s’merren vesh VV e LDK, KQZ thotë se është gati për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është e gatshme edhe për organizimin e një palë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Valmir Elezi, zëdhënës i këtij institucioni tha se, vazhdimisht e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm që ta përmbushin këtë obligim kurdo që iu kërkohet.

Duke mos dashur që të komentojë zhvillimet në vend, ai thotë se organizimi i zgjedhjeve është detyrë kushtetuese.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk komenton zhvillimet politike. Lidhur me temën në përgjithësi, KQZ-ja vazhdimisht e ka bërë të qartë se organizimi i zgjedhjeve është detyrë kushtetuese, prandaj do ta përmbushim këtë detyrë kurdo që kërkohet”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)