Ilaçin e syve ia hodhi në gotë e nuk bëri zë, ja me sa vite bug dënohet gruaja që helmoi burrin dhe rrefehet

  • 17 January 2020 - 16:57
Ilaçin e syve ia hodhi në gotë e nuk bëri zë, ja me sa vite bug dënohet gruaja që helmoi burrin dhe rrefehet

Një grua amerikane u dënua sot me 25 vjet burg për vrasjen e burrit të saj, duke i hedhur atij në gotën e ujit disa pika të ilaçit tetrahidrosolinë.

Tetrahidrosolinë përdoret për të lehtësuar skuqjen e syve, të shkaktuar nga acarime të vogla.

Lana Sue Clayton, 53 vjeç, ka pranuar fajin për helmimin dhe bashkëshortit të saj, Steven, 64 vjeç.

Si ndodhi ngjarja?

Midis 19 korrikut dhe 21 korrikut 2018, gruaja hodhi në gotën e ujit që do pinte burri I saj Steve, disa pika të ilaçit tetrahidrosolinë.

Gjarja ndodhi në shtëpinë e burit të saj në Charlotte, të Karolinës Veriore.

Fillimisht, Autoritetet menduan se ishte një vdekje natyrale, përpara ekspertiza e autopsisë të tregonte se kishte nivele të larta të tetrahidrosolinës në gjakun e të ndjerit.

Clayton, një infermiere në profesion që pretendonte se ishte abuzuar nga burri i saj, rrëfeu se e përdori tetrahidrosolinën pasi e kishte parë atë në një seri televizive.

(Kosova Sot Online)