Ja kush e thotë: Kështu ka depërtuar SHIK-u edhe brenda Gjykatës Speciale, ja rreziku...

  • 17 January 2020 - 17:03
Ja kush e thotë: Kështu ka depërtuar SHIK-u edhe brenda Gjykatës Speciale, ja rreziku...

“Vrasja dëshmitarit Nazmi Rrustemit, tregon se edhe në zyrën e prokurorit të Specializuar dhe brenda programit për mbrojtjen e dëshmitarëve, kanë depërtuar informatorët e SHIK-ut, organizatë kjo e cila asnjëherë nuk e ka ndërprerë aktivitetin e saj, pa çka që ish-shefi i saj Kadri Veseli e kishte deklaruar si të mbyllur. Pra, mbrojtja e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale në Hagë, mbetët akoma një nga sfidat e kësaj gjykate”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse familjarët e viktimës së Nazmi Rrustemit, i vrarë në dhjetor të vitit të kaluar afër Liqenit të Badovcit, kanë deklaruar se vrasja e tij ka të bëjë me faktin që ai ka qenë dëshmitar i Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale të Hagës, një gjë të tillë nuk ka dashur ta komentojë Gjykata Speciale.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton spekulimet në media”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Christopher Bennett në pyetjen që “Kosova Sot Online” i ka drejtuar kësaj prokurorie.

Mirëpo analistët politikë vazhdojnë të bazohen në deklaratat e familjarëve të viktimës Nazmi Rrustemit, duke besuar plotësisht se ata e dinë të vërtetën, dhe se vrasja e tij ndërlidhet kryekëput me të qenit dëshmitar i Prokurorit të Specializuar.

Analisti politik, Nexhat Haziri është i sigurt se qëllimi i vrasjes ka të bëjë më frikësimin e dëshmitarëve të tjerë.

Image
Nexhat Haziri

“Vrasja e Nazmi Rrustemit në dhjetor të vitit të kaluar afër Liqenit të Badovcit, si dëshmitar së Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale të Hagës, është dështim i programit për mbrojtjen e dëshmitarëve të kësaj Gjykate, dhe një dekurajim apo frikësim edhe për njerëzit e tjerë të cilët mund të jenë dëshmitar potencial për krimet dhe vrasjet politike që janë bërë në Kosovë nga individ dhe grupe kriminale brenda UCK-së”, thotë analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Haziti thekson se sipas disa burimeve që ka, i ndjeri ka qenë i ndaluar në periudhën e luftës nga UÇK-ja.

“Dhe ka qëndruar afër dhjetë ditë në të ashtuquajturat qendra të ndalimit apo burgje të UÇK-së në rajonin e LLapit apo siç janë quajtur në atë kohë ZOLL e UCK-së, dhe lirimi i tij është bërë pasi familja e tij kishte paguar një shumë parash në atë kohë, që ishte bërë lloj biznesi me ata që i ndalonin. Pra kjo tregon se në atë kohë është bërë edhe një lloj biznesi më të ndaluarit në këto burgje të UÇK-së, për çka flasin edhe raste të tjera”, thekson Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Haziri, vrasja e Nazmi Rrustemit në kohen kur po vijnë ftesat e vazhdueshme në baza ditore nga Gjykata Speciale, për dëshmitarët dhe të akuzuarit nuk ka qenë aspak e rastësishme, dhe kjo vrasje është mesazh për dëshmitarët tjerë që të heshtin dhe të mos flasin, pasi në pyetje janë njerëz me ndikim në skenën politike të cilët së shpejti do të ballafaqohen me aktakuza. 

“Vrasja e Nazmi Rrustemit, po ashtu është një paralajmërim për një periudhë kritike që na prêt në prag të ngritjes së aktakuzave për një numër ish-komandantësh të UÇK-së, dhe njerëzve të hierarkisë së lartë të UCK-së që sot janë njerëz me peshë në skenën politike kosovare, që po ashtu kontrollojnë grupe kriminale të nëntokës, do të shtojnë aktivitet e tyre të frikësimit dhe vrasjeve të çdo dëshmitari që ata do ta identifikojnë”, shton Haziri për “Kosova Sot Online”.

Për me keq, sipas tij kjo vrasje lë të kuptohet se strukturat e krimit të organizuar dhe të SHIK-ut, që sipas Hazirit, kanë kryer vrasjet politike të pas luftës, tani kanë arritur që t’i instalojnë njerëzit e tyre edhe në zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Dhe ata prej aty i dekonspirojnë dëshmitarët kurse nëntoka kriminale i ndjek dhe i vret që të mos arrijnë ta japin dëshminë e tyre për krimet të cilat ata i dinë. Vrasja dëshmitarit Nazmi Rrustemit, tregon se edhe në zyrën e prokurorit të Specializuar dhe brenda programit për mbrojtjen e dëshmitarëve, kanë depërtuar informatorët e SHIK-ut, organizatë kjo e cila asnjëherë nuk e ka ndërprerë aktivitetin e saj, pa çka që ish-shefi i saj Kadri Veseli e kishte deklaruar si të mbyllur. Pra, mbrojtja e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale në Hagë, mbetët akoma një nga sfidat e kësaj gjykate, pra edhe vrasja tashmë e të ndjerit Rrustemi, paraqet kërcënim serioz situatën e sigurisë në vend, dhe këtë duhet ta ketë parasysh edhe qeveria e re, e cila mund të përballët me një situatë të tillë të destabiliteti politik dhe të sigurisë në vend, në periudhën kur edhe do të bëhen të ditura aktakuzat e para nga Gjykata Speciale”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)