Selimi: Thaçi provon t’i shantazhojë, t’i mashtrojë e t’i blejë kundërshtarët

  • 17 January 2020 - 23:18
Selimi: Thaçi provon t’i shantazhojë, t’i mashtrojë e t’i blejë kundërshtarët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka hedhur një mori akuzash ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Selimi ka thënë se Thaçi shërbehet me shantazhe në raportet e tij me kundërshtarët e tij.

“Kundërshtarët e vet përpiqet t’i shantazhojë. Kërkon që mundësisht t’i shantazhojë”, është shprehur Selimi. 

Ai ka thënë se një gjë të tillë, megjithatë, Thaçi nuk ka provuar ta bëjë me të.

“Nuk ka provuar me mua, se nuk ka pasur materie”, ka deklaruar Selimi.

Sipas Selimit, Thaçi “kërkon mundësinë t’i kërcënojë ose t’i frikësojë” ata që mendojnë ndryshe.

“Tenton t’i mashtrojë, e kur nuk i bën punë mashtrimi atëherë mundohet t’i blejë”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)