Palestra në Istog nisi të ndërtohej më 2004, punimet po vazhdojnë edhe në vitin 2020

  • 19 janar 2020 - 23:23
Palestra në Istog nisi të ndërtohej më 2004, punimet po vazhdojnë edhe në vitin 2020

Ende pa përfunduar të gjitha punimet, palestra sportive në Istog është kthyer në gjendje të rëndë.

Erërat e forta muajt e fundit kanë dëmtuar një pjesë të objektit që ka nisur së ndërtuari që nga viti 2004.

Projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e i menaxhuar nga Komuna e Istogut, ka plot 16 vjet që nuk ka arritur të përfundohet, raporton ktv.

Zyrtarë të komunës, duke premtuar se këtë vit punimet do të përfundojnë, fajësojnë kompanitë ndërtuese të mëparshme që nuk i kanë kryer punët si duhet.

Derisa opozita e quan dështim të radhës të qeverisjes aktuale.

KTV-ja ka pyetur edhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit për vonesat në këtë projekt, por zyrtarë të saj nuk janë përgjigjur.

Palestra sportive në komunën e Istogut i ka kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 300 mijë euro.


(Kosova Sot Online)