Thaçi mandaton Kurtin, reagon Milaim Zeka: Prej sot, nuk ka më...

  • 20 January 2020 - 13:14
Thaçi mandaton Kurtin, reagon Milaim Zeka: Prej sot, nuk ka më...

Ish-deputeti, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebok, ka shprehur gëzimin për shtetin e Kosovës, për dekretimin e Kurtit për Kryeministër nga Presidenti Thaçi.

Zeka, u shpreh që prej sot, nuk ka më presione, shantazhe dhe se pas 15 ditëve ose bëhet ose nuk bëhet Qeveria Kurti.

Postimi i plotë

Sot ashte dite e mbare per Kosoven

Albin Kurti eshte dekretuar nga Presidenti

Prej sot, nuk ka me presione, shantazhe, nderskamca. O behet qeveria Kurti brenda 15 diteve, o nuk behet. LVV ka kerkuar me shkrim qe Albin Kurti te mandatohet. Presidenti Thaçi ishte i gatshem qe ta pres mandatarin ne ora 12.00, po per shkak te angazhimeve, Kurti nuk arriti te shkonte ne takim. Presidenti Thaçi, shfrytezoi te drejten kushtetuese dhe pergjigjen e ktheu me shkrim.

Tani, sot e 15 dite, o kemi, e nuk kemi qeverine Kurti.

Ps: Gjynaf per ate mashtruesin mediatik te videove qe nuk u takuan Thaçi dhe Kurti, se mbase do ta kishim edhe nje prodhim te ri mediatik: Ja zgjati apo nuk ja zgjati doren. Ky vend nuk jeton pa legena te tille...

(Kosova Sot Online)