Bie prej 40 metrave lartësi, i riu nga Shqipëria vdes në Kosovë

  • 20 January 2020 - 14:17
Bie prej 40 metrave lartësi, i riu nga Shqipëria vdes në Kosovë

Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash në brendi të “sillosit”.

Derisa po punonte brenda fabrikës “Sharrcem” në qytezën e Hanit të Elezit, ka gjetur vdekjen një 35 vjeçar nga Shqipëria.

Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash në brendi të “sillosit”.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. 

“Rreth orës 11:00 të së hënës, ka ndërruar jetë një 35 vjeçar nga Shqipëria i cili po punonte në “Sharrcem” në Hanin e Elezit. Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash ndërkohë është nxjerrë nga sillosi trupi i tij i pajetë. Policia e Kosovës jemi duke e hetuar rastin për këtë vdekje”, ka thënë Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

(Kosova Sot Online)