Paralajmërimi: Është koha për një parti të re në Kosovë, ja arsyet!

  • 21 January 2020 - 07:34
Paralajmërimi: Është koha për një parti të re në Kosovë, ja arsyet!

“Këto parti politike, qofshin ato të pozitës së deri djeshme apo edhe këto të opozitës, janë përgjegjësit kryesor të krijimit të anarkisë, mos efikasitetit të shtetit dhe pasurimit pa bazë. VV-ja kaherë është dëshmuar se është parti anarkike që e përbëjnë të pa punët dhe njerëz të pa eksperiencë për asgjë, andaj edhe ia kane frikën marrjes në dorë të pushtetit sepse pastaj kur ta marrin pushtetin në dorë nuk dinë çka të bëjnë. Pra është e vështirë të imagjinohet VV-ja në pushtet dhe në ballë të reformave. Koha po vjen duke kërkuar një gjeneratë të re politike, prandaj sa më parë qytetarët duhet të këndellen dhe nuk duhet të merren më me këtë gjeneratë politike përfituese dhe plaçkitëse sepse këta nuk po shohin përtej përfitimeve për interesin e tyre politik klanor e personal”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistëve politikë, duke parë dhe analizuar mashtrimin e madh që iu bënë qytetarëve të Kosovës, dy subjektet politike opozitare, Vetëvendosje dhe LDK, duke premtuar koalicion të shpejtë pas zgjedhor, por që pas komunikimit të rezultatit të zgjedhjeve harruan premtimet dhe iu rikthyen kalkulimeve për mbrojtjen dhe realizimin e interesave të tyre të ngushta, theksojnë se kjo sjellje mashtruese përfundimisht e imponon nevojën që në Kosovë të lindin forca të reja politike.

Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online”, profesori i njohur dhe njohës me përvojë të gjatë në skenën politike të Kosovës, Blerim Burjani.

Sipas Burjanit, zhvillimet maratonike për mosmarrëveshjeve mes LVV-së dhe LDK-së për një koalicion qeverisës, dëshmuan më së miri se edhe nëse ndërtohet një qeveri nga ana e tyre, ajo nuk do të jetë alternativa e premtuar dhe e kërkuar nga qytetarët për ndryshime, prandaj duhet të lindin forca të reja që përfundimisht të mendojnë dhe qeverisin seriozisht më ndryshe.

Image
Blerim Burjani

“Kosova ka nevojë imediate të ketë parti të reja reformatore që marrin pushtetin, pra një gjeneratë e re e përgatitur mirë që do të këndellë shtetin nga korrupsioni ,përfitimi pa bazë po sikurse një reformë globale në degët sektoriale të shtetit, nga shërbimi civil, publik, shërbimin e plotë diplomatik të dajave dhe kunatave, e gjithçka që ndërlidhet me krijimin e institucioneve”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Pra, sipas Burjanit është momenti i fundit që qytetarët të përkrahin përfundimisht një gjeneratë të re politike, të shkëputen tërësisht nga këto parti të deritanishme të tej konsumuara dhe mashtruese që nuk shikojnë përtej interesave të tyre klanore, sikur që janë fillimisht ish partnerët e PAN-it, po njësoj po dalin të jenë e veprojnë edhe LVV dhe LDK.

“Këto parti politike, qofshin ato të pozitës së deri djeshme apo edhe këto të opozitës, janë përgjegjësit kryesor të krijimit të anarkisë, mos efikasitetit të shtetit dhe pasurimit pa bazë. VV-ja kaherë është dëshmuar se është parti anarkike që e përbëjnë të pa punët dhe njerëz të pa eksperiencë për asgjë, andaj edhe ia kane frikën marrjes në dorë të pushtetit sepse pastaj kur ta marrin pushtetin në dorë nuk dinë çka të bëjnë. Pra është e vështirë të imagjinohet VV-ja në pushtet dhe në ballë të reformave. Koha po vjen duke kërkuar një gjeneratë të re politike, prandaj sa më parë qytetarët duhet të këndellen dhe nuk duhet të merren më me këtë gjeneratë politike përfituese dhe plaçkitëse sepse këta nuk po shohin përtej përfitimeve për interesin e tyre politik klanor e personal”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Me qeverisjen e këtyre subjekteve politike, si në nivel qendror dhe atë lokal, sipas Burjanit, deri më tani janë zhvatur të gjitha pasuritë publike, në vend se ato të shfrytëzoheshin për ngritjen e mirëqenies qytetare dhe krijimin e kushteve për vende të reja pune.

“Pasurit publike janë vlerë kombëtare por jo vlerë për pasurim të këtyre njerëzve që janë pronar të partive politike, si në PAN, në VV dhe në LDK. Të gjithë këta po shihet se luftojnë vetëm për pushtet dhe ndikim në punësime klanore në të gjitha fushat, duke shfrytëzuar momentumin afatshkurtër ad hok të përfitimit, dhe më së paku mendojnë për popullin, apo më mirë të themi se nuk mendojnë fare. Këtë më së miri e dëshmon edhe sjellja e LVV-së dhe LDK-së, dy subjekte politike në bisedime për koalicion qeverisës të cilat që nga 6 tetori e këndej asnjëherë nuk e kanë përmendur interesin e popullit por interesin e ndarjes së pushtetit në mes tyre, pavarësisht dëmit që po i bëhet shtetit të mbetur plot 6 muaj pa institucione me funksionalitet të plotë, që ka mbetur madje edhe pa projekte të mirëfillta zhvillimore”, përfundon Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)