NISMA në radarin e ambasadorëve për formimin e Qeverisë

  • 22 January 2020 - 15:35
NISMA në radarin e ambasadorëve për formimin e Qeverisë

Kreu i NISMA-së dhe  zëvendëskryeministri në detyre, Fatmir Limaj, është takuar sot me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën ka biseduar për aktualitetin politikë në vend, zhvillimet paszgjedhore, për dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.

Kreu i NISMA-s gjithashtu ka thënë se me Butel kanë diskutuar edhe për përpjekjet që po bëhen për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Limaj përveç tjerash ka thënë se pret që Franca të jetë pro dhe të luajë rol aktiv që Kosova sa me shpejtë të marr liberalizimin e vizave.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve. Me ambasadoren biseduam edhe për formimin e institucioneve të reja dhe besojë që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Limaj

Kreu i Nismës e ka falënderuar ambasadoren për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që shteti francez ka dhënë për Kosovën dhe të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë për të thelluar marrëdhëniet tona si dy vende mike.

(Kosova Sot Online)