VV dhe LDK s’kanë opsione tjera përveç njëra-tjetrës

  • 22 janar 2020 - 20:12
VV dhe LDK s’kanë opsione tjera përveç njëra-tjetrës

Osmani thekson që LDK s’ka opsion të dytë përveç VV-së. Në LVV thonë që ka zgjidhje për marrëveshjen me LDK-në.

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e pritur një ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por në selinë e kësaj partie të mërkurën ka ardhur shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova.

Ajo shkurt i ka thënë mediave se janë duke e pritur formimin e qeverisë së re.

E nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu në një prononcim për media pati thënë që LDK është e gatshme të shoh edhe opsione tjera nëse nuk arrihet koalicioni me vetëvendosjen.

Por këtë ide e ka hedhur poshtë nënkryetarja tjetër e partisë, Vjosa Osmani.

Më tej Osmani ka shtuar që nuk do heqin dorë nga pozita e kryeparlamentarit, por sipas saj ekziston një vullnet i madhe për ti dhënë epilog pozitiv marrëveshjes me Vetëvendosjen.

Në anën tjetër stoik në qëndrim janë në Lëvizjen Vetëvendosje. Arbërie Nagavci nga ky subjekt thotë që Konjufca nuk është opsion për tu larguar.

Megjithatë thekson se mund të ketë zgjidhje tjera që i shërbejne marrëveshjes me LDK-në.

Ndërkohë këto dy parti ditën e enjte pritet ti vizitojë ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell.

Të dy subjektet e kanë vlerësuar lartë prezencën e tij në Prishtinë.


(Kosova Sot Online)