Thaçi: Me Grenellin biseduam për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

  • 22 January 2020 - 21:50
Thaçi: Me Grenellin biseduam për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua pak më parë me emisarin speial të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell. Takimi u zhvillua në një nga restorantet e kryeqytetit. E presidenti Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se në takim u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Republikës Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. Ne biseduam për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Ai nuk harroi ta cekë se rolin e SHBA’së në proceset që po kalon Kosova dhe lidershipin e presidentit të SHBA’ve, Donald Trump.

“Roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, lidershipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë”, shkruan Thaçi.

Krejt në fund, presidenti falënderoi ambasadorin Grenell për angazhimin e tij për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Faleminderit ambasador Grenell për angazhimin e shtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tone”, përfundon Thaçi.


(Kosova Sot Online)