Ja kush e quan antishqiptar Edi Ramën, kjo është kërkesa për Kosovën

  • 23 January 2020 - 14:13
Ja kush e quan antishqiptar Edi Ramën, kjo është kërkesa për Kosovën

“Nisma për shpalljen e Edi Ramës person të padëshiruar për Kosovën duhet të pasohet nga nisma tjetër në Shqipëri për shkarkimin nga posti i kryeministrit dhe de legjitimimin e tërësishëm nga skena politike, për shkak se qeverisja e mëtutjeshme e shtetit shqiptar nga një antishqiptar, paraqet non sens politik dhe paradoks kombëtar”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Padia e ushtruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës në detyrë, Ramush Haradinajt, po vazhdon të ngjallë reagime të ashpra tek njohësit e zhvillimeve politike.

Analisti politik, Florim Zeqa thotë për “Kosova Sot Online” se padia e Ramës ndaj Haradinajt, kinse për shpifje në angazhimin e tij par ndarjen e Kosovës në bisedimet me Serbinë, është veprimi më i turpshëm i mundshëm që mundë të bëjë një politikan i nivelit të lartë, dhe është vetëm një vazhdimësi e veprimeve të tij të shumta kundër shtetit të Kosovës.

Image
Florim Zeqa

”Nuk është hera e parë, dhe as që do të jetë e fundit e veprimeve antishtetërore dhe antikombëtare e Edi Ramës. Nga pozicioni i kryeministrit të shtetit shqiptar, Edi Rama në vazhdimësi ka sabotuar dhe atakuar pavarësinë e shtetit të Kosovës. Nuk ishte vetëm mbështetja e idesë së Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, ai gjithnjë Kosovën e ka trajtuar Kosovën si koloni të Serbisë, e jo si pjesë të ndarë të Shqipërisë. Vënia e taksave dhe barrierave tjera kufitare ndaj produkteve kosovare e deri tek vënia e taksës rrugore në "Rrugën e Kombit" janë produkte të Edi Ramës dhe klikës së tij antishqiptare”, thotë analisti Florim Zeqa për “Kosova sot Online”.

Sipas Zeqës, kulmi i antikosovarizmit nga veprimet e Edi Ramës i shpërfaq me projektin e Mini Shengenit Ballkanik.

“Mirëpo, ishte nisma e “Mini Shengenit Ballkanik” ajo që shpërfaqi fytyrën e vërtetë pro serbe dhe antishqiptare të Edi Ramës, i cili "de facto" e fshiu Kosovën nga harta gjeopolitike e Evropës. Nuk e di se çfarë veprimesh të tjera duhet të ndërmerr kryeministri Edi Rama për ta zbuluar fytyrën e tij të vërtetë pro serbe dhe antishqiptare, kur edhe ditën e bërjes publik të lajmit për padi kundër Haradinajt e bënë publik pikërisht në ditën e dhimbshme e masakrës serbe ne Reçak”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Mbase, ky është provokimi më e rëndë që i bëhet politikes dhe shtetit të Kosovës, sipas analistit Florim Zeqa, e që këta të fundit ta kenë për bazë për ta shpallë përfundimisht, edhe zyrtarisht person të pa dëshirueshëm për Kosovën duke ja ndaluar edhe hyrjen në Kosovë.

“Nisma për shpalljen e Edi Ramës person të padëshiruar për Kosovën duhet të pasohet nga nisma tjetër në Shqipëri për shkarkimin nga posti i kryeministrit dhe de legjitimimin e tërësishëm nga skena politike, për shkak se qeverisja e mëtutjeshme e shtetit shqiptar nga një antishqiptar, paraqet non sens politik dhe paradoks kombëtar”, përfundon analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)