Akuza: Ja lidhjet e Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt për biznesin milionësh të vëllezërve Thaçi

  • 24 January 2020 - 07:34
Akuza: Ja lidhjet e Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt për biznesin milionësh të vëllezërve Thaçi

“Të jeni të sigurt dhe kjo duhet të zbardhet, se bandat kriminale dhe hajnash, si ajo e Hashim zezës dhe kryehajnit të Ballkanit, ati të Banjës, më duket se i thonë Fatmir Limaj, janë të lidhura ngushtë në ndarje të pazarit, sepse banda e Brojës nuk ka mundur të merr një karrocë zall dhe të ik, por janë qindra miliona dhe zullum të madh në ato pasuri. Dua të them se kësaj duhet shkuar deri në fund dhe jo të lihet në harresë përse u bë tri ditë zhurmë. Përpos hetimit të kësaj bande "GEO MINERAL" do të duhej t´i merrej e tërë makineria dhe burgosja e pashmangshme ndryshe nuk ka se si të arsyetohet”, thotë analisti politik Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Reshat Badallaj e konsideron dështim të sistemit të drejtësisë, mungesë të guximit për tu ballafaquar me krimin e organizuar dhe me korrupsionin, hezitimin për t’i hetuar dhe konfiskuar pasuritë e fituara kundërligjshëm, me shkatërrim të natyrës nga biznesi i vëllait të presidentit Hashim Thaçi, “Geo-Mineral”, kompani kjo të cilës i është ndaluar operimi në Komunën e Malishevës.

Aktivitetet e kompanisë “Geo-Mineral” u pezulluan me vendim të Kuvendit Komunal të Malishevës me një vendim të datës 6 janar.

Por Kompania “Geo Mineral” ka qarkullim milionësh nga shfrytëzimi i pasurisë nëntokësore dhe prokurimet publike, prandaj analistët kërkojnë që të hetohet kjo pasuri, të zbulohet dhe konfiskohet.

Image
Reshat Badallaj

“Sepse tani më po dihet e po shihet se si i ka trashur familja e Thaçit milionat duke dëmtuar rëndë natyrën dhe duke rrezikuar banorët e fshatit Astrazub. Prokuroria e shtetit do të duhej hetuar se si e ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke shfrytëzuar ndikimin e tij Hashim Thaçi, që të gjitha bizneseve të tij ti sigurohen lejet,edhe atë për 20 vite rresht, qoftë si kreu i PDK-së, kryeministër apo tani si president, qofshin ato leje për pasuritë nëntokësore, leje ndërtimore e shumë leje të tjera”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Madje Badallaj dyshon se ky krim ndaj natyrës, është bërë në marrëveshje bashkëpunimi në mes të Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt.

“Këtu kemi të bëjmë se mafio-oligarkët e bandës Thaçi të Brojës, janë të lidhur ngushtë me bandat më kriminale të nëntokës. Po ashtu, kjo do të thotë se këto banda të Brojës, janë mbi ligjin dhe se pushtetin e kanë kapur si në nivelin qendror si në atë lokal, që i bie ndryshe edhe kjo komunë, Malisheva ishte pa më të voglin dyshim nën kthetrat e kësaj bande që hajnin dhe zullumin duhet ta mbajnë bashkërisht në shpinë, por barra më e rëndë bie sërish në popullatën e pafajshme që paguajnë taksat dhe kanë trashur xhepat e kësaj bandë të Brojës dhe bandës kriminale po ashtu të Malishevës. Sepse një njeri normal dhe me dy mend në kokë do të pyeste se kush ja dha lejen kësaj bande kriminale që të bëjë masakër në pasurit e kësaj toke,përse nuk e ndaluan menjëherë,kush u bë super milionere dhe kush vuante për bukën e gojës. Por këta heshtën deri kur erdhi hilja për punën e ndarjes së pazarit”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sido qoftë, analisti Badallaj thotë se e keqja kurdo që ndalohet është veprim i mirëseardhur, prandaj kjo ka ndodhur edhe me vendimin e fundit të komunës së Malishevës për kompaninë e vëllezërve Thaçi “Geo Mineral“.

“Por, më mirë vonë se sa të shkatërronte kjo bande me tritol dhe dinamit edhe më tej këtë bjeshkë që ja ka falur zoti hise. Ndaj, dua të them se përpos pezullimit të punës të kësaj bande "GEO MINERAL" të kësaj bande, do të duhej edhe të konfiskohet pasuria e paligjshme që vodhën me qindra miliona dhe natyrisht burgosja e tyre. Por, fati i tyre, tani për tani është se kjo bandë shume e rrezikshme e kanë nën çizme edhe sistemin e kalbur gjyqësor dhe janë mbi ligjin. Kam informacione se përpos hajnisë që i bënë kësaj pasurie të natyrës janë të dëmtuara edhe shumë shtëpi me qarje nga plasaritjet e fuqishme të tritolit, dinamitit apo ku di unë, dhe tash duhet të shtrohet pyetja se kush do t´i merr përsipër këto”.

“Të jeni të sigurt dhe kjo duhet të zbardhet, se bandat kriminale dhe hajnash, si ajo e Hashim zezës dhe krye hajnit të Ballkanit, ati të Banjës, më duket se i thonë Fatmir Limaj, janë të lidhura ngushtë në ndarje të pazarit, sepse banda e Brojës nuk ka mundur të merr një karrocë zall dhe të ik, por janë qindra miliona dhe zullum të madh në ato pasuri. Dua të them se kësaj duhet shkuar deri në fund dhe jo të lihet në harresë përse u bë tri ditë zhurmë. Përpos hetimit të kësaj bande "GEO MINERAL" do të duhej t´i merrej e tërë makineria dhe burgosja e pashmangshme ndryshe nuk ka se si të arsyetohet. Dyshimi im është i bazuar se akoma ky sistem i kalbur gjyqësor është nën thonjtë e bandave kriminale që janë të veshur në uniformën e shtetit dhe prandaj nuk guxojnë të bëjnë as gëk e as mëk dhe se bëhen të verbër dhe të shurdhur”, përfundon analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)