Prokuroria HESHT, vazhdojnë akuzat e rënda ndaj Shpendit: Pazari kriminal me Arbër Kryeziun....

  • 24 January 2020 - 07:42
Prokuroria HESHT, vazhdojnë akuzat e rënda ndaj Shpendit: Pazari kriminal me Arbër Kryeziun....

“Sa i përket asaj që kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i ka dhënë lejen për ndërtim të liqeni I Badovcit oligarkëve Kryeziu për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Residence” te liqeni i Badovcit, përbën jo vetëm një skandal, por është një krim që do të duhej ta vë në lëvizje prokurorinë e shtetit, por një gjë e tillë është vështirë të ndodhë pa një presion të fortë nga qytetarët, për faktin siç e cekëm edhe më lartë se i tërë sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kapur nga para politika dhe oligarkët”, thotë analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ditë më parë, “Kosova Sot Online”, ka siguruar dhe ka publikuar lejen ndërtimore që Shpend Ahmeti ia ka dhënë te liqeni i Badovcit, njeriut që ia përuroi edhe qendrën tregtare, Arbër e Latif Kryeziut, pronarëve të kompanisë së naftës “AL PETROL”, edhe atë për të ndërtuar hiq me pak se 226 shtëpi luksoze, por për të cilën nuk reagoi askush kundër lejes ndërtimore që iu lëshua për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Residence” te liqeni i Badovcit. Edhe pse kanë kaluar dy javë nga publikimi i këtij skandali, Prokuroria e Kosovës ka vazhduar të hesht përballë këtij krimi që po i bëhet Prishtinës.

Ndryshe, “Kosova Sot Online“ vazhdimisht ka raportuar lidhur me këtë skandal, duke marr opinione të ndryshme nga analistët dhe ekspertët e fushës së sundimit të ligjit.

Sipas tyre, emërues i përbashkët i kësaj situate të krijuar del të jetë krimi më i madh që po bëhet nga Shpend Ahmeti përmes lejeve ndërtimore, krim para të cilit akoma po heshtë prokuroria e Kosovë.

Lidhur me këtë skandal dhe heshtjen e Prokurorisë dhe Komunës së Prishtinës, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Heshtja e Prokurorisë së Kosovës karshi skandalit me projektin për lagjen e villave në afërsi të Liqenit të Badovcit, për të cilin ka një kundërshtim të organizuar qytetar edhe në rrjetin social Facebook, nuk mund të shpjegohet ndryshe përveç se një institucion që ka rënë duart e oligarkëve dhe iu shërben interesave të tyre. Është për keqardhje se si Kosova po rrëshqet drejt sistemit rus kur bëhet fjalë për ndikimin e oligarkëve në shtet, konkretisht në sistemin e drejtësisë për ta shndërruar atë në mburoje të tyre dhe veprimtarisë së tyre mafioze në të bërit biznes.Është shumë e qartë se qeverisja e Prishtinës nga Shpend Ahmeti nuk dallon fare nga qeverisja e z. Haradinaj dhe koalicionit PANA, sidomos në shndërrimin e tyre në servis të oligarkëve të tipit të Arbër Kryeziut, “Devollëve”, dhe oligarkëve të tjerë, nga fitimet e të cilëve kanë pjesën e tyre edhe zyrtarët e lartë politik”, thotë analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online” .

Haziri thekson se o tani o kurrë, është koha që të fillojë një hetim i thellë për këtë veprim kriminal të Shpend Ahmetit, që ka për qëllim jo rrezikimin, por edhe zhdukjen e gjithë florës dhe faunës, ambientit të shëndetshëm dhe pasurisë ujore në liqenin e Badovcit.

“Sa i përket asaj që kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i ka dhënë lejen për ndërtim të liqeni I Badovcit oligarkëve Kryeziu për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Residence” te liqeni i Badovcit, përbën jo vetëm një skandal, por është një krim që do të duhej ta vë në lëvizje prokurorinë e shtetit, por një gjë e tillë është vështirë të ndodhë pa një presion të fortë nga qytetarët, për faktin siç e cekëm edhe më lartë se i tërë sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kapur nga para politika dhe oligarkët”, shton analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

“Dëshiroj që ta shfrytëzoj edhe gazetën “Kosova Sot Online” për t’iu bërë thirrje qytetarëve për një aktivizim edhe më të madhe në mbrojtje të liqenit të Badovcit dhe po ashtu edhe për një presion qytetar për ta detyruar prokurorinë e shtetit që të filloj hetimet rreth lejeve të lëshuara të ndërtimit nga kryetari I kryeqytetit, z. Shpend Ahmeti për projektet e ndërtimit në zonën dhe pranë liqenit të Badovcit”, përfundon Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)