“226 vila luksoze te Badovci”, flet eksperti: Shpendi me përqindje në pazarin kriminal me Arbër Kryeziun

  • 25 January 2020 - 07:29
“226 vila luksoze te Badovci”, flet eksperti: Shpendi me përqindje në pazarin kriminal me Arbër Kryeziun

“Prokuroria e Kosovës, me heshtjen tyre karshi këtij skandali që në të ardhmen mund të krijoj pasoja të rënda natyrore dhe ekologjike në Badovc por edhe më gjerë, nuk është duke bërë gjë tjetër veç se duke ofruar një mbulesë për fshehjen e krimit, apo thënë më thjeshtë, është një aprovim i shkatërrimit të liqenit të Badovcit nga ana dy vëllezërve Kryeziu, ku Shpend Ahmeti iu ka dhënë lejen për shkatërrimin e kësaj natyre, vetëm që vëllezërit Kryeziu ta ndërtojnë një lagje super luksoze me 226 shtëpi luksoze, ku jo vetëm Arbër dhe Latif Kryeziu, por edhe Shpendi Ahmeti të përfitoj një përqindje të madhe nga ky ndërtim”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

“Kosova Sot Online”, ka siguruar dhe publikuar lejen ndërtimore që Shpend Ahmeti ia ka dhënë te liqeni i Badovcit, njeriut që ia përuroi edhe qendrën tregtare, Arbër e Latif Kryeziut, pronarëve të kompanisë së naftës “AL PETROL”, edhe atë për të ndërtuar hiq me pak se 226 shtëpi luksoze, por për të cilën nuk reagoi askush nga institucionet qeveritare, as nga Prokuroria e Shtetit, përkundër konstatimit nga ana e ekspertëve të drejtësisë se kjo është në kundërshtim me ligjin.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci po e përcjell me shumë shqetësim vazhdimin e heshtjes nga ana e Prokurorisë së Shtetit, lidhur me skandalin më të ri që ka shpërthyer lidhur me lejen ndërtimore të cilën e ka lëshuar Shpend Ahmeti për projektin e ndërtimit të lagjes së vilave luksoze buzë liqenit të Badovcit.

Eksperti Grapci, thotë për “Kosova Sot Online” se nëse kjo heshtje e Prokurorisë vazhdon, dhe nuk e fillon hetimin eksoficio kundër Shpend Ahmetit lidhur me lejet e ndërtimit, atëherë vetë qytetarët duhet të organizohen dhe të ngrenë kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Image
Dardan Grapci

“Prokuroria e Kosovës, me heshtjen tyre karshi këtij skandali që në të ardhmen mund të krijoj pasoja të rënda natyrore dhe ekologjike në Badovc por edhe më gjerë, nuk është duke bërë gjë tjetër veç se duke ofruar një mbulesë për fshehjen e krimit, apo thënë më thjeshtë, është një aprovim i shkatërrimit të liqenit të Badovcit nga ana dy vëllezërve Kryeziu, ku Shpend Ahmeti iu ka dhënë lejen për shkatërrimin e kësaj natyre, vetëm që vëllezërit Kryeziu ta ndërtojnë një lagje super luksoze me 226 shtëpi luksoze, ku jo vetëm Arbër dhe Latif Kryeziu, por edhe Shpendi Ahmeti të përfitoj një përqindje të madhe nga ky ndërtim”, thotë Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, derisa politika dhe drejtësia heshtin, qytetarët të vetorganizuar nuk duhet të ndalen, por duhet t’i sfidojnë organet e drejtësisë kosovare.

“E nëse ato nuk veprojnë, të kërkojnë edhe mbështetje ndërkombëtare për hetimin e këtij krimi të shekullit nga i cili po rrezikohet Liqeni i Badovcit. Kryetari Shpend Ahmeti, pas këtij skandali me lejen e ndërtimin tek Liqeni i Badovcit do të duhej shkarkuar menjëherë dhe urgjentisht. Sipas mendimit tim nëse Prokuroria e Kosovës vazhdon të heshtë në lidhje me këtë rast, atëherë duhet që lënda të shkon direkt në Prokurorinë Speciale të Kosovës nga vetë qytetarët. Nëse edhe kjo duket që nuk po funksionon me urgjencë, le të kërkohet edhe një ndihmë nga SHBA-ja, duke e ditur që as Prokuroria dhe Policia e Kosovës nuk po merr masa e as nuk po reagon kundër këtij projekti shkatërrimtar dhe fatal”, shton Grapci për “Kosova Sot Online “.

Grapci konsideron se më këtë ikje nga përgjegjësia nga ana e Shpend Ahmetit, atëherë ai duhet të shkarkohet dhe të arrestohet.

“Nuk e di se çka po mundohet të bëjë Shpend Ahmeti me këtë potez, por një gjë e di që nëse vazhdon kështu, mundë të ndodhë ose që të shkarkohet nga posti i Kryetarit të Prishtinës ose të arrestohet aty për aty, akoma pa u shkarkuar nga pozita e kryetarit, duke u kapur e lidhur direkt nga Policia për të filluar më pastaj rrëfimin e tij para hetuesisë dhe nxjerrjes së shpejtë për gjykim, sepse një krim i tillë ambientalist nuk duhet lejuar”, përfundon analisti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)