Akuzon eksperti i ekonomisë: Ja kush po lejon helmimin e kosovarëve

  • 25 January 2020 - 13:59
Akuzon eksperti i ekonomisë: Ja kush po lejon helmimin e kosovarëve

“Mendoj që për këtë fajtor janë AUV-i dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, që nuk po i stimulojnë akoma sa duhet me grande bujqit vendor për rritjen e prodhimit, sidomos të grurit dhe misrit, por edhe për shtimin e fondit të bagëtisë, rritjen e numrit të fermave për të prodhuar mishin vendor dhe jot a blejmë atë të prishur, të deponuar me vite të tëra në shtet e ndryshme të botës, dhe për ta blerë ne pastaj si ushqim të freskët. Kjo nuk do fare koment për përgjegjësinë e munguar dhe qeverisjen e dështuar”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, duke lexuar dhe analizuar raportin e publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, lidhur me nivelin e kontrollimit të cilësisë së ushqimit në Kosovë, dhe kushteve të tregtimit, ka thënë se shteti ka dështuar në këtë fushë elementare për jetën dhe shëndetin e qytetarit të Kosovës.

Image
Dardan Grapci

“Sipas mendimit tim, importi i produkteve ushqimore ku në këtë rast po hyjnë buka, mielli dhe mishi është në gjendje alarmante. Këtu duhet të ceket edhe fakti i mungesës së kontrollit gjatë hyrjes në dogana dhe më pastaj kushteve të deponimit dhe të magazinimit të tyre, pse jo edhe të kushteve higjienike të ekspozimit në treg. Pyetja e parë që ne duhet ta shtrojmë për institucionet qendrore është se pse po lejon dogana e Kosovës që mielli dhe mishi të futen në Kosovë pa e pasur kontrollin më të ashpër të përmbajtjes së tyre, por vjen deri te situate kur cilësia e tyre e dobët, arrin të zbulohet vetëm gjatë shitjes së tyre me pakicë në treg, nëpër markete. Dikush duhet të jep llogari, të dihet se kush i kontrollon këto produkte në doganë, nëse fare i kontrollon dhe pse i lëshon të futen në treg me cilësi të dobët e cila humbë brenda një kohe të shkurtër, nëse veç nuk kanë ardhur edhe me afat të skaduar”, thotë eksperti Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ai madje thotë se që në vitin 2014, ishte ndezur alarmi i madh për miellin për kafshë që e importonte kompania “M-SILLOSI”, e ku në fund ai miell po shitej tek qytetarët si miell për bukë ose gatime tjera.

“Cilësi të dyshimtë, madje shumë të dobët të miellit dhe mishit kemi edhe sot në treg, por ajo nuk po alarmohet, ndonëse tërthorazi e zbulon analiza e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, e cila ka gjetur elemente të mjaftueshme që flasin për mos funksionimin e duhur të AUV-it. Mendoj që për këtë fajtor janë AUV-i dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, që nuk po i stimulojnë akoma sa duhet me grande bujqit vendor për rritjen e prodhimit, sidomos të grurit dhe misrit, por edhe për shtimin e fondit të bagëtisë, rritjen e numrit të fermave për të prodhuar mishin vendor dhe jot a blejmë atë të prishur, të deponuar me vite të tëra në shtet e ndryshme të botës, dhe për ta blerë ne pastaj si ushqim të freskët. Kjo nuk do fare koment për përgjegjësinë e munguar dhe qeverisjen e dështuar”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci thotë se kur është fjala te cilësia e bukës, një përgjegjësi të madhe e kanë vetë furrtarët të cilët duhet ta refuzojnë miellin me cilësi të dobët, pasi ata janë të parët që ballafaqohen me të.

“E dimë që në Kosovë ka shumë fabrika private të bukës. Ajo se çka duhet të bëjnë pronarët e këtyre fabrikave dhe furrtarët është se duhet të dinë se nga po vjen mielli që e blejnë, dhe pastaj nëse mielli është bio dhe është i paraparë nga agjencia e ushqimit për tu përdorur, atëherë të del tregun Kosovar, por nëse ndodhë e kundërta atëherë duhet të marrin masa për asgjësimin e asaj sasie të miellit, dhe mos të lejohet të tregtohet, të përpunohet, të reagojnë edhe ndaj doganës që ka lejuar të futet si I tillë në Kosovës”, shton Grapci për “Kosova Sot Online”.

Krahas bukës, sipas Grapcit problem paraqet edhe mishi që është ushqim gati i përditshëm tek çdo familje, por që konsumatorët duhet të kenë kujdes se çfarë lloje mishi po blejnë.

“Çdo herë kualitetin e dyshimtë ta lajmërojnë sepse Kosova është bërë treg ku shiten mbeturinat e mishit të prishur nga vendet që po e hedhin atë. Vetëm në këtë mënyrë duke e luftuar ne si qytetare krimin biznesor me shitje të çfarëdo lloj produkti të prishur apo të skaduar mundë të vetëmbrohemi deri diku nga rrezikimi I shëndetit prej helmimit me ushqime sepse shteti po dështon që ti ketë mekanizmat e vetë në krye të detyrës”, përfundon eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)