Mjegulla e dendur, drejtuesi i kamionit humb kontrollin, del nga rruga

  • 25 January 2020 - 22:46
Mjegulla e dendur, drejtuesi i kamionit humb kontrollin, del nga rruga

Një aksident është rregjistruar në orën 19.30 në aksin Librazhd-Prrenjas .

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”.

Automjeti i tonazhit të rëndë i llojit trajler me targë AA552RS me drejtues Gëzim Hykën ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge.

Nuk ka patur pasoja të rënda edhe pse në rrugë ka patur qarkullim të automjeteve të tjera.

Rruga aktualisht është e qarkullueshme në një kah. Ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit , nga ana tjetër po punohet edhe për nxjerrjen e trajlerit nga vendi ku përfundoi pasi ka dalë nga rruga.

Paraprakisht dyshohet se humbja e drejtimit të trajlerit mund të ketë ardhur nga mbizotërimi i motit të keq i shoqëruar me mjegull e stuhi.

(Kosova Sot Online)