Haradinaj për qeverinë teknike: Janë spekulime, kemi mandatar duhet të presim

  • 27 January 2020 - 11:29
Haradinaj për qeverinë teknike: Janë spekulime, kemi mandatar duhet të presim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se lajmet për qeverinë teknike janë vetëm spekulime.

Në një paraqitje para mediave, Haradinaj ka deklaruar se tashmë vendi ka mandatarin dhe fituesin e zgjedhjeve. Për këtë, ai shton se duhet që të pritet.

“Mendoj që janë të parakohshme këto spekulime, kemi mandatar, kemi fitues të zgjedhjeve duhet të presim”, tha Haradinaj i pyetur për Qeverinë teknike.

Kujtojmë që Haradinaj ka qenë shumë i zëshëm në thirrjet për formim sa më të shpejtë të institucioneve të reja, teksa ka pasur kritika edhe për të parin e LV-së, Albin Kurtin.

(Kosova Sot Online)