Analiza: Koalicioni VV-LDK shkakton tërmet në PDK, ja çka e pret SHIK-un

  • 27 January 2020 - 11:35
Analiza: Koalicioni VV-LDK shkakton tërmet në PDK, ja çka e pret SHIK-un

“Për aq më tepër, duke pasur parasysh faktin se korrupsioni dhe krimi i organizuar, janë tandemi më i rrezikshëm që bllokon totalisht zhvillimin e një vendi dhe kërcënuesi më serioz i vet shtetit të së drejtës, vendosjes së demokracisë, të drejtave të njeriut si dhe rrezikon sigurinë e përgjithshme të shtetit tonë sovran, PDK dhe SHIK, si udhërrëfyesit kryesor të këtyre të këqijave në 13 vitet e fundit, po mundohen që me akuza të tilla, të ndikojnë në çdo mënyrë, për ftohjen e raporteve mes LVV-së dhe LDK-së për ta dështuar në orët e fundit arritjen e një marrëveshje,për bashkëqeverisje në mandatin e ri, e cila po negociohet para dhe pas 6 tetorit të vitit 2019 mes këtyre dy subjekteve”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Pas shqiptimit të masës së ndëshkimit për të ashtuquajturin “Syri i Popullit” nga Gjykata Themelore në Prishtinë, PDK-ja është nisur në një fushatë të ashpër me akuzat e rënda kundër VV-së, sipas të cilave, organizata “Syri i Popullit” është një strukturë para politike e karakterit terrorist e krijuar dhe mbështetur edhe nga VV-ja, madje duke e ndërlidhur me këtë edhe kryetarin e posa zgjedhur të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

Analistët politikë kanë reaguar kundër këtyre akuzave, duke i cilësuar ato si veprime tepër të ulëta përmes të cilave po mundohet PDK dhe strukturat e SHIK-ut, që të ndikojnë edhe në ftohjen e raporteve mes LVV-së dhe LDK-së për të bashkëqeverisur në këtë mandat të ri.

Lidhur me këtë lloj akuze ndaj LVV-së, ka folur për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Këtë propagandë po e bënë PDK-ja ndaj LVV-së pikërisht për këtë qëllim, për prishjen e raporteve LVV-LDK dhe denoncimin te ndërkombëtarët kinse është një subjekt politik që mbështetë edhe terrorizmin. Këtë e bënë PDK, pasi i frikësohet ardhjes së VV-s në pushtet dhe hapjen e dosjeve të krimit që e kanë bërë eksponentët e PDK-së dhe SHIK-u. Frika nga vendosja e rendit dhe ligjit,krijimi i një sistemi të besueshëm gjyqësor, prokurorie funksionale dhe polici të pa anshme për luftimin aktiv e të njëmendtë të krimit të organizuar dhe atij ekonomiko-mafioz, që lidhen ngushtë njëri me tjetrin, dhe për qëllim final kanë vetëm përfitimin kundërligjor, sa më të madh material e pasuror, të bosëve të krimit, ka nxitur kryesinë e PDK-s, në një sulm të ashpër dhe tepër agresiv, kundër partisë dhe vet mandatarit aktual, Albin Kurtit për formimin e qeverisë së re”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, do duhej që pas këtyre akuzave publike, në mënyrë të menjëhershme të ndërmerreshin masat adekuate ligjore dhe të arrestohej urgjentisht kryetari i VV-së me bashkëpunëtorë për shtytje të terrorizmit, ose Kadri Veseli me shokët e partisë dhe të SHIK-ut, për shpifje të pa argumentuara dhe kundërligjore, të cilat në çdo shtet me rend dhe ligj janë të dënueshme. 

“Për aq më tepër, duke pasur parasysh faktin se korrupsioni dhe krimi i organizuar, janë tandemi më i rrezikshëm që bllokon totalisht zhvillimin e një vendi dhe kërcënuesi më serioz i vet shtetit të së drejtës, vendosjes së demokracisë, të drejtave të njeriut si dhe rrezikon sigurinë e përgjithshme të shtetit tonë sovran, PDK dhe SHIK, si udhërrëfyesit kryesor të këtyre të këqijave në 13 vitet e fundit, po mundohen që me akuza të tilla, të ndikojnë në çdo mënyrë, për ftohjen e raporteve mes LVV-së dhe LDK-së për ta dështuar në orët e fundit arritjen e një marrëveshje,për bashkëqeverisje në mandatin e ri, e cila po negociohet para dhe pas 6 tetorit të vitit 2019 mes këtyre dy subjekteve”, shton Gani Qarri.

Krejt kjo fushatë, sipas Qarrit bëhet me paramendim dhe dirigjim të strukturave të SHIK-ut, pasi një numër i madh i krimeve, për të cilat është folur edhe publikisht, dyshohet të jenë kryer nga pjesëtar të SHIK-ut, të cilët tani më janë në politikë dhe në institucione në pozita të larta shtetërore.

“Kështu që nuk do mend se është pikërisht frika nga zbulimi i krimeve të SHIK-ut, ajo që po e shtyn tani PDK-n, të niset në një ofensive kaq të ashpër për ta denigruar sa më rëndë, kundërshtarin politik LVV-n dhe demaskuar atë edhe para faktorit ndërkombëtar, si parti e cila kinse e mbështetë edhe terrorizmin,në mënyrë që t`ia humb asaj edhe mbështetjen ndërkombëtare, vetëm e vetëm, për t`ua dhënë grushtin e fundit përpjekjeve të LVV-së dhe LDK-së, për arritjen e një marrëveshje të bashkëqeverisjes, e cila me gjithë përpjekjet, deri më tani, falë edhe kësaj propagande të llojit, nuk rezultoi me sukses”, përfundon analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)