Vjen akuza shokuese: Kjo është e vërteta, ja pse Baton Haxhiu nuk hetohet dhe...

  • 28 January 2020 - 07:47
Vjen akuza shokuese: Kjo është e vërteta, ja pse Baton Haxhiu nuk hetohet dhe...

“Megjithëse kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste të tij ka hedhur akuza të rënda kundrejt përpjekjeve të Edi Rames, Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut për ndarjen e Kosovës, madje Baton Haxhiun e ka quajtur edhe mercenar si dhe bashkëpunëtor të Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, e gjitha kjo mbetet vetëm lojë fjalësh dhe sulme në erë, përderisa krye spiuni i Serbisë në Kosovë, Baton Haxhiu nuk arrestohet dhe dërgohet prapa grilave për tu gjykuar dhe dënuar si bashkëpunëtor i shërbimit të fshehtë të okupatorëve serb gjatë kohës së okupimit të vendit, si dhe për spiunazh e veprime antishqiptare dhe anti-Kosovë gjatë dhe pas lufte në shtetin tonë të brishtë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë e cilësojnë si shumë serioze përplasjen e Kryeministrit të Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj me Baton Haxhiun, ku gjatë një emisioni, Haradinaj ka hedhur akuza të rënda ndaj Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për lidhjet e tyre me Serbinë, dhe projektin për ndarjen e Kosovës.

Madje Baton Haxhiun e ka quajtur edhe mercenar si dhe bashkëpunëtor në tentimin për ndarjen e Kosovës.

Lidhur me këto akuza serioze të kryeministrit në detyrë, për “Kosova Sot Online” ka folur edhe analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Ajo që tash e sa vite, shqetëson pa masë të gjithë shqiptarët në Kosovë dhe kudo që ata jetojnë, familjet e dëshmorëve, të vrarëve, të kidnapuarve e të pagjeturve, si dhe ushtarët e UÇK-së, dhe të gjithë patriotët dhe atdhetarët e njëmendtë të këtij vendi të shumëvuajtur, është fakti se si edhe mbi njëzet vite pas çlirimit, të tolerohet një spiun i trishtë i Serbisë si Baton Haxhiu, për të "argumentuar" faljen e veriut dhe pjesëve më vitale të vendit tonë Serbisë si dhe përveç propagandës, ta bëjë hapur dhe pa asnjë pengesë edhe koordinimin Prishtinë,Tiranë, Beograd për ndarjen e Kosovës. Habit fakti se si një bashkëpunëtorë kaq i trishtë i organizatorit dhe udhëheqësit të krimit dhe gjenocidit më barbar serb, mbi shqiptarët, gjatë viteve të okupimit klasik 1992-1998,të Kosovës nga Serbia, si ish shef i Shërbimit Sekret Serb (UDB), Jovica Stanishiqi, pas lufte të jetë këshilltar edhe i presidentit kuisling Hashim Thaçi dhe renegatit më antishqiptar aktual, kryeministrit narkoman të Shqipërisë Edvin Kristaq Rama”, shprehet Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, janë të kota konstatimet qoftë edhe kur dalin nga fjalët e Kryeministrit, që drejtësia të veprojë për të ndjekur dhe shpërbërë rrjetet e tilla kriminale, e të spiunazhit që hapur angazhohen kundër shtetit.

“Me të drejtë shtrohet pyetja se si është e mundur, që një krye spiuni dhe mercenari veteran të Serbisë si Baton Haxhiu, t’i ofrohet jo vetëm një TV-i veçantë në Kosovë, por edhe hapësirë pothuajse e pakufishme në ekranet tjera televizive të Kosovës dhe Shqipërisë, që ai të propagandojë hapur dhe pa asnjë pengesë për ndarjen e Kosovës. Megjithëse kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste të tij ka hedhur akuza të rënda kundrejt përpjekjeve të Edi Rames, Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut për ndarjen e Kosovës, madje Baton Haxhiun e ka quajtur edhe mercenar si dhe bashkëpunëtor të Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, e gjitha kjo mbetet vetëm lojë fjalësh dhe sulme në erë, përderisa krye spiuni i Serbisë në Kosovë, Baton Haxhiu nuk arrestohet dhe dërgohet prapa grilave për tu gjykuar dhe dënuar si bashkëpunëtor i shërbimit të fshehtë të okupatorëve serb gjatë kohës së okupimit të vendit, si dhe për spiunazh e veprime antishqiptare dhe anti-Kosovë gjatë dhe pas lufte në shtetin tonë të brishtë. Kështu që pa veprime adekuate e gjitha kjo mbetet vetëm edhe një dëshmi më tepër, në malin me akuza qe Baton Haxhiu, është dyshuar dhe vazhdon pareshtur të dyshohet si njeri i shërbimit sekret serb, ashtu siç është akuzuar edhe shumë herë nga analistë të panumërt”, shton analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Më tej, sipas Qarrit në një shtet normal e funksional, në raste të tilla do të vepronte prokuroria me vetë iniciativë sipas detyrës zyrtare, por në Kosovë jemi akoma larg një drejtësie të tillë.

“Ndaj vërtetë habit fakti se si prokuroria e kapur dhe totalisht e dështuar e Kosovës ende nuk guxon ta hetoj Baton Haxhiun, edhe pas gjithë këtyre akuzimeve, përfshi akuzat e argumentuara publike te Haradinajt, kundër Baton Haxhiut si spiun dhe mercenar i paguar, i cili shihet se edhe pas lufte ka marre detyrë mbi vete, të bëjë çdo gjë për faljen e veriut të vendit tonë Serbisë dhe ndarjen Kosovës. Për aq më tepër shqetëson fort- fakti se ai duke qenë i lirë, lidhjet e tij në të kaluarën me Stanishiqin, tani i vazhdon edhe me Aleksandër Vuçiqin &Co, i cili njëjtë si Stanishiqi, edhe Vuçiq ishte ministër i Millosheviqit dhe tani president aktual i Serbisë, lidhje të cilat e shtynë dhe e paguajnë krye spiunin dhe mercenarin e trishtë, Baton Haxhiun qe ta kryej edhe me tej me besnikëri argatin e Serbisë”, përfundon analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)