“Nuk mundem më”/ Pamjet shokuese të një mjekeje që bërtet dhe qan në Kinë
Disa pamje që po qarkullojnë në mediat botërore tregojnë një mjeke në Kinë duke qarë dhe duke bërtitur: “Unë nuk mundem më”.
Sipas mediave të huaja, videoja është bërë në një spital në Wuhan dhe aty shfaqet një mjeke e rraskapitur nga lodhja.
Ndërkohë, vijon të rritet me ritme të frikshme bilanci i viktimave nga koronavirusi i ri që ka prekur Kinë. 106 raportohet të ketë shkuar numri i viktimave nga virusi misterioz, nga 81 që u raportuan një ditë më parë, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 4515.
(Kosova Sot Online)