Rrëfimi i dëshmitarit të Speciales, ish agjent i SHIK-ut: Ja faktet që e fundosin Thaçin, dosje, disketa, incizime dhe...

  • 28 January 2020 - 16:08
Rrëfimi i dëshmitarit të Speciales, ish agjent i SHIK-ut: Ja faktet që e fundosin Thaçin, dosje, disketa, incizime dhe...

“Këto janë edhe arsyet pse Thaçi me njerëzit e pushtetit më kanë rrezikuar dhe më kanë luftuar që nga viti 2000, kur i kërkonte me ngulm faktet dhe dosjet e G2/SHIK-ut. Qe 20 vite rresht sa e sa Oficeri, Mishi e Kamishi, sa e sa prokurori vendor e ndërkombëtar i ka kërkuar ato dosje, sa pozicioni në pushtet e sa paraja mu kanë premtuar për ti dorëzuar ato letra dhe materiale filmike 8MM. VHS...Disketa, deklarata, denoncime të disa patriotëve të gjallë shqiptar, në bashkëpunim me UDB-në për rrezikim tonin, për sulmet me armë e me mjete shpërthyese, si kërcënime, atentate, e për etiketime as të mos flasim fare. Dikur ishim të pakët sot dalëngadalë po del e vërteta në shesh. Njerëzit kanë nis të flasin, e kanë flakur frikën”, thotë Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili së fundi u intervistua edhe si dëshmitar në Gjykatën Speciale, ka reaguar ndaj një deklarate të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, i cili e ka akuzuar Hashim Thaçin si njeri të shantazheve, që si i tillë e ka filluar karrierën në politike dhe po vazhdon akoma, edhe tani kur emri i tij po apostrofohet si i akuzuar i mundshëm nga Gjykata Speciale.

Naim Miftari, duke qenë edhe ish pjesëtar i UÇK-së, thotë se Rexhep Selimi, këtë zbulim të Thaçit e ka bërë me tepër vonesë, ngase shantazhin si mjet për t’i eliminuar kundërshtarët, Thaçi e ka përdorë që nga ditët e para të inkuadrimit në lëvizje, në formacionet për çlirimin e Kosovës në UÇK.

Image
Naim Miftari

“Rexhep Selimi ka folur shumë vonë, e kam cekur edhe shumë vite më parë shumë herë, se Hashim Thaçin shumica e njerëzve nuk e njohin se sa është i lig dhe i keq shpirtërisht, dhe se perandoria e tij është e ndërtuar mbi kufoma, mbi vrasje, me tradhtia, me konspiracione, shantazhe dhe amoralitet. Unë e njoh Rexhep Selimin mirë, kam pas shoqëri gjatë luftës dhe pas luftës. Pikërisht për shkak të Hashim Thaçit është që kam humbur pas luftës besimin në komandantët e Drenicës, si Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Jakup Nura, Jakup Krasniqin...Unë Thaçin e njoh mirë që nga tradhtia e 2 shkurtit 2000, që na bëri me Kadri Veselin dhe Agim Çekun në Mitrovicë, duke ju ndihmuar Francezëve, ndihmuan në çarmatimin e veriut të Kosovës nga Shqiptarët ku u de faktorizuan shqiptarët duke u ndjek 15.000 civil shqiptar nga veriu përmes forcave militare dhe paramilitare të Beogradit dhe ndihmës direkt nga KFOR-i Francez dhe nga treshja Thaçi, Veseli, Çeku- 1999-2000”, thotë ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”. 

Tutje, Miftari tregon edhe më shumë detaje për zbulimin e së kaluarës, sic thotë ai jo të pastër të familjes Thaçi.

“Si pjesëtar i G2 por edhe SHIK-ut ut kemi arritur për ta zbërthyer rolin e agjentit serb në radhët e UÇK-së , Gani Thaçit, që ka dalë se është vëllai i madh i presidentit Hashim Thaçit, dhe hidhërimi i jonë në komandantët e Drenicës ishte pse ata komandantë nuk e kishin “rehatuar”, ndaluar me kohë Hashim Thaçin, kur kishin pas mundësi, sidomos kur e kishin njohur shumë mirë se kush ishte ai, e kishin njohtë familjen e tij që brez pas brezit që ju kishte shërbyer pushtuesve serb, që nga koha kral Aleksandri e Nikola Pashiqit, e deri te koha e Marshall Titos e Sllobodan Millisheviqit. Gjithmonë ndaj kritikës tonë , përgjigja ishe se ne nuk e kemi njohtë fare pasi ne vinim nga një rajon krejt tjetër, por ju thoshim atyre se ju komandantët e Drenicës e keni njohtë mirë me rrënjë se kush është me të vërtetë Hashim Thaçi, sidomos Gani Haxhi Thaçi. Arsyet e tyre ishin gjithmonë se nuk i kanë njohtë mirë si po dalin tani gjërat, as nuk ju kanë besuar në fillim raporteve tona të G2 që rrethin e ngushtë dhe direkt të liderit politik të UÇK ( kryeministrin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës) e lidhin shumë gjëra ngushtë me shërbimin sekret Francez-DGSE dhe me UDB-në Serbe”, thotë Miftari në rrëfimin e tij për “Kosova Sot Online”.

Më tej, ai shprehet se këto zbulime ishin arsyet e vetme, pse menjëherë pas lufte u përçanë strukturat e ngushta të UÇK-së, dhe u distancuan nga komandantët e Drenicës. 

“Dhe këto kanë qenë arsyet tona që pastaj, pas luftës, 1999-2000 ju kemi besuar fare pak ish komandantëve të luftës, sidomos nga regjioni i Drenicës, pasi gjërat e gjetura rreth Hashim Thaçit ishin alarmante, kishte shumë tradhti e konspiracion të thellë kundër komandantëve real të UÇK të luftës. Z. Selimi din shumë më shumë gjëra sesa që ka folur”, thekson Miftari për “Kosova Sot Online”.

Miftari shton se në përgjithësi e kupton për të kaluarën, por tani sipas tij, duhet vepruar të gjithë që të ndalohet veprimi i mëtejshëm i Thaçit në krye të institucioneve të shtetit, sepse të gjitha të këqijat e mundshme, do t’i vijnë vendit nga ky njeri që punon për shërbimet e huaja.

“Sot po ju them të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë tonë, e sidomos atyre komandantëve të UÇK-së, se Hashim Thaçi duhet mu ndalu me çdo kush pasi ligësia e tij nuk njeh kufi. Pa u çliruar Kosova nga ky dhe disa të tjerë afër tij vendi jonë gjithmonë do të jetë shtet mafioz, shtet pa perspektivë, shtet ku po ikin shumica e qytetarëve shqiptar. Dhe po se ndaluam sot Hashim Thaçin, gjë që vlen për LVV-në dhe LDK-në, nesër ne shqiptarët autokton do të jemi pakicë kombëtare në shtetin tonë Kosovën”, alarmon Miftari duke folur për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se edhe personalisht ka qenë dhe është i rrezikuar nga njerëz të pushtetit që e rrethojnë Hashim Thaçin, pasi si pjesëtar i G2 dhe SHIK-ut ka poseduar, dhe posedon dosje që flasin për të kaluarën e tij, të cilat i janë kërkuar por nuk ja ka dhënë askujt asnjëherë.

“Këto janë edhe arsyet pse Thaçi me njerëzit e pushtetit më kanë rrezikuar dhe më kanë luftuar që nga viti 2000, kur i kërkonte me ngulm faktet dhe dosjet e G2/SHIK-ut. Qe 20 vite rresht sa e sa Oficeri, Mishi e Kamishi, sa e sa prokurori vendor e ndërkombëtar i ka kërkuar ato dosje, sa pozicioni në pushtet e sa paraja mu kanë premtuar për ti dorëzuar ato letra dhe materiale filmike 8MM. VHS...Disketa, deklarata, denoncime të disa patriotëve të gjallë shqiptar, në bashkëpunim me UDB-në për rrezikim tonin, për sulmet me armë e me mjete shpërthyese, si kërcënime, atentate, e për etiketime as të mos flasim fare. Dikur ishim të pakët sot dalëngadalë po del e vërteta në shesh. Njerëzit kanë nis të flasin, e kanë flakur frikën”, deklaron Miftari për “Kosova Sot Online”.

“Dikur në vitin 2005 në restorant “Rrethi” i kam pas thënë bosit të Prontos Adem Grabovcit se sot jeni të pa mundur, të pa mposhtur, por sa të ecë koha ju do të dobësoheni çdo ditë dhe do të dalin në shesh të bëmat e juaja, dhe ne populli i thjeshtë do të ju mundim sigurt një ditë. Me shumë turp dhe dhimbje do ti paguani të gjitha llogarit e luftës dhe të pas luftës. Dhe 2020-ta është fillimi i pagesës së atyre llogarive të tyre që Kosovën e kanë shndërruar në plaçkë, në pronë të tyre, që vendin tonë e kanë kthye mbrapa nja 50 vite e hiq më pak”, përfundon rrëfimin e tij, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online” .

(Kosova sot Online)