Të dhënat zyrtare/ Ja ku ishte epiqendra dhe magnituda e tërmetit që riktheu panikun

  • 28 January 2020 - 21:59
Të dhënat zyrtare/ Ja ku ishte epiqendra dhe magnituda e tërmetit që riktheu panikun

Ministria e Mbrojtjes, përmes IGJEUM dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile sqaron se referuar shifrave zyrtare që vijnë nga Qendra Sizmiologjike Europiane, tërmeti në Shqipëri ka qenë me një magnitë prej 4.8 ballë, ndërsa është ndjerë në shumë zona.

Epiqendra ka qenë fshati Bubq, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 7 kilometra. Kjo ka rikthyer panikun për banorët, të cilët kanë dalë në rrugë.

Në Durrës, situata është edhe më e rëndë, sepse ende nuk janë harruar goditjen e forta të 26 nëntorit.

(Kosova Sot Online)