Makina luksoze del nga rruga, shkrumbohet nga flakët

  • 29 January 2020 - 09:34
Makina luksoze del nga rruga, shkrumbohet nga flakët

Një automjet luksoz tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshire nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 te mëngjesit në superstraden Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.

Nga aksidentit fatmiresisht nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit ka dalë para se makina me benzinë të përfshihet nga flaket.

Shpejtësia dhe lagështira në rrugë dyshohet të jetë bërë shkak për aksidentin.

(Kosova Sot Online)