Borrell thotë se rinisja e dialogut është arsyeja e vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi

  • 29 January 2020 - 19:03
Borrell thotë se rinisja e dialogut është arsyeja e vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Ballkani Perëndimor është prioritet i tij sa të jetë në këtë pozitë.

Ai ka treguar se rifillimi i negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë në krye të agjendës së tij sa do të qëndrojë në dy kryeqytetet nesër.

“Po angazhohem fort që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të rinisë dhe për këtë do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë si të paratë vende në rajon gjatë kësaj jave”, ka shkruar Borrell në Twitter.

(Kosova Sot Online)