Sfidat e njësitit më të rrezikuar të Policisë së Kosovës

  • 29 January 2020 - 20:09
Sfidat e njësitit më të rrezikuar të Policisë së Kosovës

Një nga njësitet më të rrezikuar të policisë është ajo e Njësisë Antidrogë, ata ballafaqohen me situata të papritura.

Ishte viti 2014 kur me uniformën e Policisë së Kosovës kishte zhvilluar aksionin e fundit në kuadër të njësisë anti-drogë.

E kushtet që iu ofrohen policëve, ndoshta janë arsyeja pse Naim Rudari ka braktisur këtë detyrë.

Rudari ishte toger në drejtorinë për hetime të trafikimit të narkotikëve, prandaj ai e di mirë rrezikun me të cilin policët ballafaqohen.

Në këto njësite policët detyrohen të veprojnë sa më parë, pasi që të dyshuarit mund të largohen nga vendi i ngjarjes.

Nisen për një mision por pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk e dinë se me çka do të ballafaqohen brenda.

Rudari i cili tashmë punon si avokat, thotë se policët vazhdojnë të mos trajtohen mirë nga shteti.

Njëjtë vlerëson edhe njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Sipas tij shteti duhet të ketë një qasje më të përgjegjshme në raport me zgjedhjen e statusit të anëtarëve të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)