Fotografia misterioze: Thaçi i përgjigjet një thirrjeje me emblemën e UÇK’së

  • 29 January 2020 - 22:19
Fotografia misterioze: Thaçi i përgjigjet një thirrjeje me emblemën e UÇK’së

Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur në mbështjellësin e telefonit të tij e ka vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një fotografi që Endrit Thaçi, djali i presidentit Thaçi e ka publikuar në profilin e tij në Instagram, i pari i shtetit shihet i mbështetur në një divan derisa duket se po flet në telefon, ose pretendon sikur ka një thirrje telefonike.

Thaci shihet të ketë vendosur një emblemë të UCK’së dhe duket se ai ka qenë edhe qëllimi i fotografisë pasi Endritit e ka shkruar në mbishkrim të saj “UÇK”.

(Kosova Sot Online)