Në 10 vjetorin e vdekjes Isa Mustafa kujton Fadil Feratin

  • 30 January 2020 - 10:30
Në 10 vjetorin e vdekjes Isa Mustafa kujton Fadil Feratin

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kreu i kësaj partie Isa Mustafa kanë kujtuar në 10 vjetorin e vdekjes ish-nënkryetarin e LDK-së dhe ish-kryetarin e Komunës së Istogut Fadil Feratin.

 “Sot, bëhen dhjetë vite nga ndarja fizike e Fadil Feratit, kryetarit të Istogut, njërit nga veprimtarët e shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Fadilin, është e vështirë ta përkufizosh me disa fjali ngase personaliteti i tij shumëdimensional ngërthente në vete vlera humane, patriotike e emancipuese për shoqërinë dhe shtetin tonë. Ai i shërbeu vendit, si kryetar Komune, si nënkryetar i LDK-së dhe si njeri me virtyte të larta morale e politike”, kanë shkruar nga LDK-ja.

Tutje, në komunikatën e nisur, shkruhet se LDK-ja mbetet e motivuar që të punojë për realizimin e misionit të shtet ndërtimit në të cilin kishte punuar për dedaka Fadil Ferati.

“Në të gjitha zgjedhjet ku ai garoi dëshmoi pjekuri dhe maturi prej intelektuali duke u treguar i afërt me qytetarët dhe problemet e tyre të përditshme, andaj edhe fitoret dhe popullariteti i tij nuk ishin të rastësishme.  Ikja e hershme e Fadilit për në amshim ishte një zbrastirë e pa zëvendësueshme për familjen në radhë të parë, pastaj për rrethin ku jetonte dhe natyrisht LDK humbi njërin nga kolosët e saj.  Duke kujtuar burra si Fadil Ferati, LDK mbetet e motivuar që të punojë edhe më shumë në lartësimin dhe realizimin e misionit të shtet-ndërtimit, në të cilin Fadili kishte dekada jete e pune që po kontribuonte”, shkruhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)