Lipjan: Dyshohet se e sulmoi seksualisht një vajzë, arrestohet

  • 30 January 2020 - 10:52
Lipjan: Dyshohet se e sulmoi seksualisht një vajzë, arrestohet

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimet se e ka sulmuar seksualisht një vajzë.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Lipjanit, ndërsa i dyshuarit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)