Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale ‘falsifikim i parasë’

  • 01 shkurt 2020 - 17:13
Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale ‘falsifikim i parasë’

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht njësiti hetimeve të stacionit policor Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar shtetasin I. S. lindur vitin (1981).

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë është kërkuar që të arrestohet dhe të dërgohet në vuajtje të dënimit prej 15 muajve në Burgun e Dubravës.

Personi i arrestuar ishte dënuar nga Gjykata Themelore Pejë, për shkak se ka kryer veprën penale ‘Falsifikim i parasë’ nga neni 302, i K.P.R.K-se.

I njëjti sot menjëherë dërgohet nga Policia për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të publikuar gjer më tani përmes mediave me foto dhe shënime tjera, të lajmërojë Policinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)