Shijojeni të dielën, këto janë temperaturat

  • 02 February 2020 - 08:08
Shijojeni të dielën, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale sot në vendin tonë do të jenë deri në 15 gradë Celsius.

“Do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK.

(Kosova Sot Online)